BallinaKryesoreTritan Shehu me fasonët në Përmet: Rrisim pagën minimale për punëtorët dhe...

Tritan Shehu me fasonët në Përmet: Rrisim pagën minimale për punëtorët dhe lehtësojmë faturat e biznesit nga çmimet e larta dhe taksat

Drejtuesi politik i Qarkut Gjirokastër, prof. dr. Tritan Shehu, u takua me bizneset prodhuese të konfeksioneve dhe paketimit në qytetin e Përmetit. Zoti Shehu u fokusua tek politikat lehtësuese që PD ka në programin e saj për biznesin prodhues. “Ulja e taksave do të stimulojë hapjen e vendeve të reja të punës, veçanërisht në qytetet ku punësimi është një barrë e madhe sociale”, – tha Tritan Shehu, i cili shpjegoi edhe kushtet e rritjes së pagës minimale në të paktën 36 mijë lekë.

“Kjo pagë merr vlerë si për punëtorin, edhe për biznesin dhe nuk bëhet barrë, pasi qeveria e PD do ta shoqërojë rritjen e pagës minimale me politika të tjera lehtësuese për biznesin, uljen e çmimit të naftës, të energjisë elektrike dhe të shumë taksave të tjera që u zënë frymën biznesit prodhues”, – është shprehur zoti Shehu. Në takimet e Përmetit, Tritan Shehu shoqërohej edhe nga kandidatja për deputete e këtij qyteti, mjekja pediatre Joana Qirollari.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular