BallinaSportShiriti i kapitenit i hedhur poshtë nga CR7, kuron fëmijën e paralizuar:...

Shiriti i kapitenit i hedhur poshtë nga CR7, kuron fëmijën e paralizuar: Ja çmimi rekord në ankand

Shiriti i kapitenit që Cristiano Ronaldo hodhi në fushë në ndeshjen Serbi-Portugali në 27 mars në Beograd, i zemëruar nga anulimi i një goli të vlefshëm në fund të ndeshjes e që do ti kishte dhënë fitoren luzitanëve, u shit në ankand të premten për 64 mijë euro për qëllime humanitare. Të ardhurat do të përdoren për të siguruar kujdes mjekësor për një fëmijë gjashtë muajsh serb që vuan nga atrofia muskulore kurrizore dhe që ka nevojë për ndihmë mjekësore jashtë vendit.

“Sapo është mbyllur me shifrën fantastike të 7.5 milionë dinarë (64 mijë euro) ankandi humanitar për shiritin e kapitenit të Cristiano Ronaldos” njoftoi në Twitter Jovan Simic, themeluesi i organizatës “Together for Life”, që ndihmon fëmijët me sëmundje të rënda.

Simic posaçërisht falënderoi zjarrfikësin Djordje Vukicevic për marrjen e shiritit të kapitenit në stadium pas ndeshjes dhe ofrimin e saj për organizatën humanitare për të mbledhur para për operacionin e të miturit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular