BallinaKryesore'Shqipëria fiton': Basha në njësinë 1 të Tiranës, takime me qytetarë dhe...

‘Shqipëria fiton’: Basha në njësinë 1 të Tiranës, takime me qytetarë dhe biznese

spot_img
spot_img

‘Shqipëria fiton’: Basha në njësinë 1 të Tiranës, takime me qytetarë dhe biznese

NJOFTIMI PËR TAKIMET E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME QYTETARË DHE BIYNESE NË NJËSINË 1, NË TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime ditën e sotme në njësinë 1, në Tiranë. Gjatë ecjes ai ka biseduar me qytetarë dhe biznese të zonës, ku ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 25 prillit.

Qytetari: Kam një pension qesharak, as për ilaçe nuk dalin.
Lulzim Basha: As për ilaçe jo! Lëre pastaj për drita, për ujin e për të ngrënë bukë!
Qytetari: Zoti kryeministër, e presim ardhjen tuaj me padurim!
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Dhe gjithë pensionistët shqiptarë do ta ndiejnë ndryshimin.
Qytetari: Ju na futët në lëvizjen në Europë, ju jeni ai që na futët në NATO!
Lulzim Basha: Të gjithë bashkë ja kemi dal, të gjithë bashkë do ja dalim prapë. Duke mos harruar prindërit tanë, pensionistët. Me rritje pensionesh, me fashën e energjisë që do ta paguani me çmim më të ulët, me rimbursimin e plotë të ilaçeve që të keni një jetë me dinjitet për të gjithë atë sakrificë që keni bërë për ne. Të uroj shëndet, mbarësi dhe të gjithë bashkë më 25 për ndryshimin dhe për fitoren.

Lulzim Basha: E di për situatën, mos të të pyes.
Qytetari: Mos më pyet, ashtu është!
Lulzim Basha: Se e di se si është. Mos u dorëzo, edhe tre javë dhe të gjithë bashkë do të bëjmë të mundur ndryshimin, të parët që do e ndjeni do të jetë ekonomia, do të jetë biznesi i vogël dhe familjet shqiptare.
Qytetari: Faleminderit! Ne po shpresojmë, jemi me shpresë!
Lulzim Basha: Faleminderit!

Situata e keqe ekonomike shihej në padurimin e qytetarëve që si zgjidhje shohin ndryshimin në 25 prill. Për këtë, Basha kërkoi mbështetjen masive duke votuar numrin 9, për t’i dhënë jetë këtij ndryshimi.

Qytetarja: Situata që ka ardhur…!
Lulzim Basha: Dramatike është!
Qytetarja: Shpresojmë, shpresojmë!
Lulzim Basha: Por nuk do të dorëzohesh dhe këto tre javë, do bëhemi bashkë do sjellim ndryshimin.
Qytetarja: E vërtetë. Suksese!

Qytetari: Duhet të na lirosh nga ky siklet që na ka kapur, s’mund ta përballojmë më. Një orë e më parë, na e hiq këtë siklet se s’po durohet më! Presim 25 prillin me padurim.
Lulzim Basha: Nga ky stres që ka kapur Shqipërinë, nga ky depresion që ka kapur ekonominë do të çlirohemi duke votuar të gjithë bashkë për ndryshimin më datë 25. Dhe ndryshimi do të ndihet kudo, tek ju, tek fëmijët tuaj, tek të gjithë pa përjashtim. Prandaj duhet të bëhemi të gjithë bashkë më 25!
Qytetari: Të gjithë bashkë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular