BallinaOP ED25 Prilli, për një ringritje strategjike të sektorit të Bujqësisë

25 Prilli, për një ringritje strategjike të sektorit të Bujqësisë

Nga Neshat Ndreu

Kanë mbetur edhe pak javë nga data e zgjedhjeve,  për të ndarë mes dy botëve,  fatin e ekonomisë shqiptare. Në fakt momenti kyç historik i zgjedhjeve nuk lidhet vetëm me ekonominë, por si baza e zhvillimit të një vendi kjo fushë shumë dimensionale, mbetet sfida kryesore e vëmendjes së politikës dhe e institucioneve shqiptare. 25 Prilli është dita kur do të shprehet vullneti i sovranit, por mbi të gjitha është afati limit i mbylljes së një prej fazave më të errëta të tranzicionit të gjatë pluralist. Në qeverisjen 8 vjeçare të së majtës dhe eksluzivisht të socialistëve rilindës, Shqipëria mori tronditje të fuqishme në shumë aspekte të zhvillimit të saj.

Arritje historike politike dhe ekonomike, mes të cilave dhe i shumë produkteve autentike shqiptare me sukses në Perëndim dhe përtej, u vunë në udhëkryq  dhe në vlerësime negative nga ekspertët e fushës.

Në këtë shkrim dua të ndalem në realitetin e zymtë të sektorit të Bujqësisë ku Partia Agrare si një aset i madh politik,  ka fokusin e  programit të saj dhe alternativa europiane  zhvillimi dhe ringritjeje.

Si një vend i bekuar nga natyra dhe kombinime të larmishme të terrenit gjeografik, zhvillimi  i bujqësisë merr një dimension strategjik të rritjes ekonomike të vendit. Shqipëria sipas ekspertëve  konsiderohet një resurs i madh i ekonomisë rurale, por realiteti mbetet peng i politikave të gabuara korruptive dhe antikombëtare të qeverisë Rama. Falë monopoleve dhe PPP, sot vendi konsumon nivelet më të larta të produkteve bujqësore të importit, kur normalisht në një vend me politika, institucione dhe ligjbërje demokratike, duhej të ndodhte krejt e kundërta.

Mbi 20 përqind e prodhimit të brendshëm bruto nga fermerët dhe prodhuesit bujqësore dhe me një popullsi mbi 50 përqind banuese në fshat, duhet të ishin tregues të një realiteti progresiv por fatkeqësisht Shqipëria është kthyer në një depo të Importit si të produkteve ashtu edhe të pesticideve me cilësi të rrezikshme. Tregjet shqiptare janë të mbipopulluara nga produktet e Maqedonisë Serbisë Kinës dhe ndonje kontinenti tjetër. Kanë tetë vite që fshatarët duaartë e të palodhur te Korçës, Myzeqesë , Dibrës Kukësit, Malësisë së Madhe protestojnë dhe i rezistojnë në kufijtë e mbijetesës, krizës së bllokimit të produkteve të tyre që kalben dhe groposen. Vendime dhe veprime dramatike për njerëz që fatet e jetës i kanë lidhur me tokën dhe bekimin e saj

Mundi i muajve të tërë të një pune pa orar, të pagjumësisë e të paushqyer 

Investimet e një jete brenda dhe jashtë kufijve në emigracionin e vetësakrifikimit janë vënë në limitet e mbijetesës nga politika vrastare të Ministrisë Bujqësisë, asaj së Financave dhe institucioneve gjobvënëse të zyrtarëve që mbahen pikërisht edhe me taksat e fermerëve dhe fshatarëve. Subvencionet kanë qenë të papërfillshme ose një lëmoshë demigruese për prodhuesit dhe fermerët e vërtetë, ndërkohë që Rama dhe ministrat e tij në Bujqësi   kanë financuar, fermat,  bujtinat e agrobiznesit të majtë apo mbështetësve dhe financuesve të PS. Nga ana tjetër trau i hapur me tarifat e majme të pagesave ndër dorë të doganierëve  në Kapshticë,  Kakavijë, Morinë e Muriqan apo Portin e Durrësit për importuesit e produkteve të huaja ka qenë një tjetër praktikë shkatërruese fatale për bujqësinë dhe blegtorinë shqiptare. Ky model i oligarkisë nuk ka lidhje me zhvillimin real efektiv dhe strategjik që duhet të ketë sektori i bujqësisë që së bashku me turizmin janë zhvillimi i të tashmes dhe perspektiva e të ardhmes së Shqipërisë sonë.

Aktualisht bujqësia është sektori që siguron pjesën më të madhe të punësimit në shkallë kombëtare, si dhe zë përqindje të konsiderueshme të GDP

Degradimi dhe qasja antishqiptare ndaj sektorit të bujqësisë në këto tetë vite ka qenë intensiv dhe i pandalshëm. Mjafton të përmendim taksën e lartë në cmimin e karburantit,  tarifat tejet të kripura të pesticideve, imputeve bujqësore, makinerive bujqësore, çmimin e shumëfishuar të ujit dhe energjisë, të gjitha këto u kthyen ortek krize te shumanshme për fermerin dhe prodhuesit e fshatit. Asgjë nuk u realizua nga premtimet çudibërëse te qeverisë së Ramës në 2013 dhe 2017 ndërkohë që rrugët lidhëse mes fshatrave dhe qendrave urbane u mbyllën me investimet në infrastrukturë të qeverise Berisha 1 dhe 2. Në tetë vite të qeverisjes se  Rilindjes, buxheti për Ministrinë e Bujqësisë ulet vit pas viti, duke zbritur nën 0.5 për qind e prodhimit kombëtar. Sepsr prioritet ishin koncesionet e fitime marramendëse të shëndetësisë energjitikës dhe rrugëve. Nuk u alokuan kurrë fondet për zonat rurale të cilët i premtuan të pesëfishuara, subvecionimin e karburanteve në bujqësi dhe peshkim ose të paktën me çmime të reduktuara: nuk u investua në sistemin  ujitës dhe kulluese ku pretendohej që brenda një mandati katër vjeçar, të kishte mjë investim prej 160 mln$. Pra fshatari dhe fermeri janë të braktisurit dhe të goditurit më të mëdhenj të kësaj qeverie.

Partia agrare ka hyrë në këto zgjedhje me një program ambicioz dhe efikas. Ajo synon ta kthejë në.partneritet dhe bashkëpunim rentabël raportine e institucioneve publike me fermerin dhe prodhuesin shqiptar. Një program masash dhe lehtësish fiskale janë hartuar prej kohësh nga ekspertët tanë që me inkorporimin në programin e qeverisë së ardhshme, do jenë baza e ringritjes  së sektorit të bujqësisë. Me vullnetin dhe përkushtimin e një qeverie të përgjegjshme ne synojmë subvecione  direkte, heqjen e TVSH-së nga imputet bujqësore, naftë pa akcizë për fermerët, rivitalizim të tregut vendas  përmes mbylljes së traut për Importin në kohën e vjeljes së produkteve tona dhe investime serioze në sistemin e vaditjes dhe punimit të tokës me mjete moderne bujqësore. Me qeverinë e opozitës, Bujqësia do të marrë vëmendjen dhe përkushtimin merituar dhe fermerët do të kthehen protaganistë të ngritjes ekonomike të Shqipërisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular