BallinaKryesoreArtur Zheji komenton gjyqin ndaj Becchettit: Minus për Ramën, humbi elektoratin gri

Artur Zheji komenton gjyqin ndaj Becchettit: Minus për Ramën, humbi elektoratin gri

Humbja e gjyqit të qeverisë shqiptare me sipërmarrësin italian, Francesco Becchetti, në Gjykatën e Arbitrazhit, është bërë temë diskutimi në emisionin më të ri në ekranin e News24, që startoi këtë mesditë, “Pikat mbi i”.

I ftuar në studio, analisti Artur Zheji tha se fatura 110 milionë euro, që Shqipëria do t’i paguajë biznesmenit italian, është një çek i zi për xhepin e shqiptarëve.

“Humbja e parë është e Ramës me një media, që nuk i shkon pas. Humbja e dytë është ekonomike, se ku do t’i gjejmë lekët. Këtu bëjmë pyetjen se ku do t’i gjejmë lekët për të paguar tekat dhe kapriçot e kryeministrit. Ky është një atentat ndaj një mediaje, nuk është thjesht një kapriço e kryeministrit. Bëhet fjalë për një media që kishte një qëndrim kritik dhe u bë shembull, u mbyll, u paketua, u asgjësua, u nxor nga territori i Shqipërisë. U kontrollua për pastrim parash, për shumë gjëra që i kishte apo s’i kishte, dhe u asgjësua. I ka dhënë indicie drejtësisë të persekutojë një media, pra ka mbrojtur persekutimin publikisht. Po fitoi mandatin e tretë ky, dihet ç’ndodh! Është rast ulëritës, se ka një cek të zi për xhepin e shqiptarëve”, tha Zheji.

Ka mungesë transparence?
Unë shoh dy momente pikante në këtë proces. E para, moment i zgjedhur që Gjykata e Arbitrazhit, pak ditë para zgjedhjeve, nxjerr këtë gjë. Kjo është një minus, se pjesa gri nuk thonë ‘a sa mirë, do paguajmë lekët’. Së dyti, selia e Arbitrazhit është në Uashington. Pra vjen ceku i zi për qeverinë shqiptare nga Uashingtoni. Pra, vjen cek i zi, 20 ditë para zgjedhjeve, nga Uashingtoni, këto tre gjëra kam unë.

Cili është raporti i medias me fushatën elektorale?
Ky lajm ka një gjë të mirë, çliron oksigjen besimi te mediat, se nëse rezistojnë dhe kanë avokatin e duhur, mund ta gjejnë të drejtë në Arbitrazh dhe t’i imponohen qeverisë shqiptare, që ka vepruar në mënyrë ndëshkuese, antiligjore ndaj mediave. Ne do donim të mos e paguanim kaq shtrenjtë nga xhepat tonë të varfër, të vjedhur e rraskapitur, këtë faturë, por është një lajm i mirë. Vjen për t’iu dhënë të kuptojnë mediat se ja si përfundon një personazh politik, kur persekuton një media. Kjo ju jep shumë inkurajim gazetarëve. Një kryeministër i ardhshëm duhet ta kuptojë mirë mesazhin që vjen për ta, kjo vlen dhe për Bashën. Pra, është një mesazh që “kujdes, se po rezistove, e pëson Shqipëria”! Janë lekët e shqiptarëve këto që do paguhen, ai nuk paguan asgjë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular