BallinaKryesoreShifrat që fsheh Rama për Pandeminë. Çfarë po ndodh në të vërtetë

Shifrat që fsheh Rama për Pandeminë. Çfarë po ndodh në të vërtetë

Arben Rrozhani

Kryeministri Rama e nisi javën politike me një postim glorifikues për qeverinë e tij. Publikoi të dhënat e barometrit global për COVID-19, për vaksinimet e kryera në javën e fundit, ku Shqipëria del vendi i parë, duke lënë pas vendet më të zhvilluara të Europës, si Gjermania apo Italia.

“Ne do ta fitojmë këtë luftë me lidership, organizim, këmbëngulje e durim të madh dhe përmes vaksinimit të pandalur masiv, do të kemi një sezon turistik të lehtësuar ndjeshëm. *Të dhënat e barometrit global për ritmin e vaksinimit 7 ditët e fundit”-shkroi kryeministri në “Facebook”, me krenari.

Sigurisht, kështu është. Në faqen https://ourworldindata.org, mjafton të zgjedhësh se cilin grafik do të shohësh dhe del rezultati botëror bazuar në të dhënat serioze të universitetit amerikan “Johns Hopkins” si dhe të atyre të bankës Botërore.

Por ka me dhjetra harta dhe grafikë që Edi Rama dhe qeveria e tij nuk do të donin t’i ndanin me publikun, sepse tregojnë një vend ku COVID-19 ka goditur në përqindje të lartë moshat e reja, ku testimet janë shumë të ulëta, vaksinimet kanë filluar intensivisht (me një dozë) këto javët e fundit të fushatës elektorale dhe ku qeveria ka dhënë pak ose aspak mbështetje financiare direkte për biznese dhe individë që kanë humbur gjithçka nga kriza ekonomike që shkaktoi pandemia.

Për periudhën 13 dhjetor 2020-3 prill 2021, Shqipëria renditet në fund të vendeve sa u përket dozave anti-COVID të administruara, siç e tregon grafiku më poshtë. Qeveria shqiptare prej 11 janarit ka marrë disa mijëra vaksina Pfizer, më 12 mars erdhën 38400 vaksina Astra Zeneka, më 25 mars, përmes Turqisë, erdhën 192 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac, që ende nuk është njohur nga rregullatorët në SHBA dhe BE, më 22 mars mori 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V, të dhuruara nga një sheik arab dhe ka autorizuar dy ministry që të marrin vaksina pa pengesë për të vijuar vaksinimin masiv. 

Shqipëria ka renditjen në listën “blu” botërore sa u përket vdekjeve për 1 milion banorë, duke u llogaritur rreth 1852 viktima, shumica në moshë të re.

Grafiku pë numrin e vdekjeve për 1 milion banorë

 

Shqipëria është mes disa vendeve që nuk kanë ofruar të dhëna për ndihmë direkte qeveritare ndaj të prekurve nga kriza ekonomike, ndërsa vende si SHBA-të, kanë dhënë mëse gjysmën e vlerës për individët e rrezikuar nga mbyllja e bizneseve dhe shkurtimi i vendeve të punës. Rama dha dy paga lufte për muajt maj-qershor 2020 dhe e mbylli me aq, ndërsa bota ka një vit që mbështet njerëzit në vështirësi ekonomike.

Grafiku për ndihmën ekonomike dhe financiare të qeverisë për individët e prekur nga kriza ekonomike

 

Këto grafikë Rama nuk do të donte t’i publikonte përpara 25 prillit, sepse tregojnë një qeveri që nuk ka projekte afatmesme dhe afatgjata, por javore, sa për të krijuar imazhin e një vendi të suksesshëm për një javë dhe për një palë zgjedhje/ Shekulli.com.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular