BallinaKryesoreAgron Duka vlerëson qëndrimin e Palmer: SHBA kërkon zgjedhje të lira dhe...

Agron Duka vlerëson qëndrimin e Palmer: SHBA kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme

Kryetari i PAA-së Agron Duka, njëherësh edhe kandidat për deputet i koalicionit “Aleanca për Ndryshim” në zgjedhjet e 25 prillit, ka vlerësuar qëndrimin e zv.ndihmës-sekretarit të shtetit z. Palmer.

‘Amerikanët janë të qartë dhe mesazhi i tyre është bindës dhe inkurajues, për të pasur përfaqësim dinjitoz dhe të pastër. Është me rëndësi reforma në drejtësi dhe opozita ka dhënë mbështetjen e saj’, shkruan Duka në Facebook.

Postimi i plotë i Agron Dukës:

“SHBA kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme”

Si Kryetar i PAA dhe pjesë të koalicionit “Aleanca për Ndryshim” në zgjedhjet e 25 Prillit, vlerësojmë qëndrimin e zv.ndihmës-sekretarit të shtetit z. Palmer, që pas bisedimeve me krerë të shtetit dhe politikës, kërkon standarte të larta zgjedhore, besueshmëri të proçesit dhe rezultatit zgjedhor.

Amerikanët janë të qartë dhe mesazhi i tyre është bindës dhe inkurajues, për të pasur përfaqësim dinjitoz dhe të pastër.

Është me rëndësi reforma në drejtësi dhe opozita ka dhënë mbështetjen e saj.

Alternativa e opozitës është ndëshkimi i korrupsionit dhe ribërja e institucioneve.

Ne përshëndesim këtë qëndrim që na jep garanci, për mosprekjen e proçesit nga elementë të korruptuar dhe inkriminuar, duke i bërë në standartet demokratike siç aleatët tanë kërkojnë.

Shqipëria më 25 Prill, do të japë dëshmi se është një partner i denjë për mikun tonë strategjik SHBA.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular