Kredemokrati Lulzim Basha, në një takim me të rinjtë e Vaut të Dejës, u ndal tek arsimi. Ai tha se pas 25 prillit, me qeverinë e re, do të shfuqizohet ligji aktual për arsimin e lartë, do të rriten pagat e mësuesve, por edhe do të zgjatet qëndrimi i orarit në shkollë, e kjo gjë sipas tij do të aplikohet së pari në zonat rurale.
Gjithashtu, Basha theksoi keqqeverisja e kryeministrit Edi Rama solli mbylljen e rreth 400 shkollave për shkak të neglizhencës dhe shpopullimit të vendit. Ai tha se plani i Partisë Demokratike parashikon rritje fondesh për arsimin dhe krijimin e kushteve që nxënësit dhe studentët të kenë mundësi për të zhvilluar mësimin online.
“Kjo qeveri dhe ky kryeministër e ka lënë Shqipërinë në baltë dhe i ka lënë këta fëmijë në baltë dhe kjo duket më shumë se kudo tjetër tek gjendja e arsimit. Tek gjendja e arsimit universitar i cili s’ka si të jetë më i mirë, kur gjendja në arsimin parauniversitar është njësoj. Trajtimi jo dinjitoz i arsimtarëve që ka çuar në rënin e cilësisë së mësimdhënies, militantizmi, deprofilizimi, i rekrutimit të mësuesve. Ne kemi studiuar prej më shumë se 3 vitesh situatën në vend dhe na rezulton se në veçanti zonat rurale apo në zonat e vogla kanë arritur paradokse të tilla, sa që një mësues i kualifikuar për një lëndë, jep një lëndë tjetër. Sa i përgatitur është një mësues gjeografie të japë kimi? Apo anasjelltas. Dhe e gjitha kjo është bërë nën fasadën e ashtuquajturit portal që s’është gjë tjetër vetëm një fasadë që mbulon apo si të themi nuk mbulon dot dështimin me arsimin. Si rezultat i kësaj shumë familje janë detyruar ti çojnë fëmijët në shkolla private që është një kosto shtesë. Janë futur në borxhe për këtë madje, sepse ne e dimë që shqiptarët nuk kursejnë asgjë për arsimin e fëmijëve të tyre. Por a e meritojnë të kenë këtë gjendje të arsimit sot? Sigurisht që jo! Taksat janë rritur. Ka 8 vjet që shqiptarët paguajnë taksa më të larta për shkak të Edi Ramës. Çmimet janë rritur. Këto para shkojnë në arkën e shtetit por nuk kthehen te qytetari, nuk kthehen tek familjet e shqiptarëve, nuk kthehen në punësim, nuk kthehen në shëndetësi dhe nuk kthehen në arsim me cilësi. Ndërkohë deri në dhjetëra të këtij viti rritja totale e pagave për arsimtarët ishte disa herë më e vogël se inflacioni dhe vetëm kur erdhën zgjedhjet u kujtuan të bëjnë një rritje minimale për pagat bazë. Arsimtarë të pa respektuar, të pa paguar që nuk janë në gjendje të mbajnë fëmijët e tyre, të shpërndarë larg vendbanimeve që do të thotë kosto e rritur e transportit. Gjëja e parë që do të korrigjojmë është që ne do t’i kthejmë dinjitetin arsimtarëve shqiptarë duke ju rritur pagat dhe duke ju bërë të mundur që ata detyrën e tyre që është e dyta më e shenjta pas prindit ta kryejnë me dinjitet dhe me përgjegjësi maksimale. Dhe vetëm në këtë mënyrë mund të flasim pastaj për hapat e tjerë, ku hapi i dytë është infrastruktura fizike.
Mburret se ka hapur shkollat por në fakt e vërteta është që nën Edi Ramën Shqipërisë i janë mbyllur mbi 400 shkolla sepse Shqipëria është shpopulluar sepse familjet janë tkurrur sepse çiftet e reja bëjnë më pak fëmijë, sepse vetëm 8 vite 500 mijë janë larguar në emigracion. Pse nuk kanë tableta nxënësit, ndonëse ne kemi një vit që kur filloj pandemia dhe ju thamë merrni masa për mësimin online, mësimin digjital. Që do të thotë të pajisen me tableta nxënësit, studentët, përgatitet platforma me anë të së cilës do komunikohet me ta. Çfarë thonë studimet e bëra nga grupet e ndryshme? 90% e nxënësve dhe 80% e studentëve marrin mësim nga celulari sot, sa mund të mësosh nga celulari. Po atë internetin e celularit kush e paguan, fermeri që i kalbet produkti dhe nuk e shet dot apo babai që e sjell rrogën në shtëpi pasi paguan faturat e kripura dhe taksat nuk i mbeten për të ushqyer fëmijët, po fëmijët e të papunëve apo të personave me aftësi të kufizuara. Në fushën e arsimit do të sjellim në radhë të parë, rritjen e pagave për pedagogët, për mësuesit dhe për arsimtarët duke përfshirë dhe pedagogët e universiteteve. Do të sjelli shtrirjen e orarit mësimor deri në orën katër që është orari i përfundimit të punës për prindërit, nuk do të bëhet menjëherë në të gjithë vendin po do të fillojë në zonat rurale dhe në qytetet e vogla, aty ku siç e shpjegove fare mirë ti hendeku me qytet e mëdha është rritur. Aty do të fillojmë të investojmë që shkollat të kthehen në tempuj të dijes, të formimit, të kulturës, të sportit dhe kjo do të kërkojë në radhë të parë rekrutimin e më shumë mësuesve. Kjo është një mesazh i mirë për qindra dhe mijëra të rinj që kanë përfunduar pedagogjinë dhe që sot pyesin se çfarë do të bëjmë.
Kreu i opozitës përsëriti se pjesë e planit është edhe krijimi i vendeve të punës me paga dinjitoze për të gjithë studentët pas diplomimit, e cila do të arrihet në bashkëpunim me Aleancën e Universiteteve Europiane. Mbështetje me bursa do të ketë edhe për studentët që nuk kanë mundësi ekonomike për t’u shkolluar. Me qeverinë tonë paratë nuk do të shkojnë te oligarkët por do t’ju marrim ju në punë që në këtë orë shtesë të trajnoni fëmijët e shqiptarëve që të mësojnë të huaj, të mësojnë kompjuterin, të mësojnë një degë të artit apo një vegël muzikore, të angazhohen në sport dhe të kenë një vakt të paguar nga buxheti i shtetit nga taksat e prindërve të tyre dhe ky është pa diskutim një lehtësim shumë i madh dhe një konceptim, një ri konceptim evropian i sistemi tonë të para universitar e kam fjalën për shkollën nëntë vjeçare dhe shkollën e mesme. Kur vjen puna tek arsimi universitar, problemi ynë kryesor filloi me ligjin e ri për arsimin e lartë që centralizoi gjithçka në duart e ministrit të arsimit dhe të kryeministrit ndërkohë që nuk u dha asnjë lek për të mbuluar detyrimet që u ngarkonte. Kush i paguan dëmet e shkaktuara nga ky ligj, pedagogët, studentët, prindërit tuaj. Prandaj, jam zotuar që kur nisëm protestat e studentëve që ligji jo vetëm do të anulohet por ne do të kemi një ligj bashkëkohor që do të garantojë autonominë e universiteteve. Por, mbi të gjitha do të bëjmë të mundur që universitetet të mos nxjerrin thjeshtë të rinj me një diplomë por, të nxjerrin profesionistë të gatshëm për tu angazhuar në tregun e punës dhe ky është hapi i dytë në programin tonë. Si do ta arrijmë këtë ? Siç po e arrijnë vendet e tjera të Ballkanit duke kopjuar modelet e suksesshme jo modelet e pasuksesshme. Para dy javësh, ndoshta e mbani mend, nga selia e Partisë Demokratike, në prani të disa profesorëve të nderuar të elitës intelektuale dhe universitare të Shqipërisë, bëmë një konferencë, një videokonferenc me 6 universitete Europiane. Është Aleanca e Universiteteve Europiane ku ishte e pranishme edhe komisioneria për digjitalizimin Mariya Gabriel, e cila dha një lajm, një sihariq. Tha ne kemi arritur të miratojmë në Parlamentin Europian një buxhet prej 26 miliardë Euro për Ballkanin perëndimor që të trajnojmë rininë.
Në këtë mënyrë, duke trajnuar rininë në Ballkanin perëndimor, krijojmë një treg pune që na shërben dhe ne si Bashkimi Europian sepse mundet që punë të cilat na kushtojnë shumë më shumë në Europë dhe kur nuk kemi, për shkak edhe të plakjes që është një problem në vendet e BE-së, nuk kemi njerëz të kualifikuar dhe nuk kemi rini mjaftueshëm por ju shërben dhe ju që të mos iki rinia. Të gjithë vendet rreth e qark kanë përfituar nga ky program, vetëm Shqipëria s’ka përfituar dhe e gjithë konferenca ishte pjesë e planit tonë të cilin do ta vëmë në zbatim pas 25 Prillit, ku ne do të fillojmë të ofrojmë së pari 5 gjuhë të huaja online pa pagesë, gjithë shqiptarët nën moshën 35 vjeç, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, spanjisht. Online, me Aleancën Europiane të Universiteteve, 20 profesione dhe qëllimi është që brenda 4-vjeçarit të kemi një kampus të kombinuar të këtyre universiteteve ku këto profesione të mund të merren dhe në kampus, pra fizikisht në praninë e pedagogëve perëndimorë. Kush do paguajë për to? Pjesërisht qeveria shqiptare, pjesërisht Bashkimi Europian. Dhe një vend pune në teknologjinë e informacionit sjell dy avantazhe të mëdha. Avantazhin i parë që ti nuk ke nevojë emigrosh, mund të punosh nga shtëpia ose nga një zyrë, në Shkodër, në Vaun e Dejës, në Bushat, por edhe nga shtëpia, në qoftë se je trajnuar për programim, pra për ato shkencat e teknologjisë së informacionit, shkencat kompjuterike. E dyta, paga që merr fillon në nivelet 500, 600, 700 euro shkon deri në 2000-3000 euro.
Pra një i ri i mirëtrajnuar në këtë fushë paguhet më shumë se një deputet, më shumë se një ministër, më shumë se presidenti i republikës. Imagjinoni 5000 të trajnuar, 10.000 të trajnuar apo 20.000 të trajnuar. Por sot në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit në Tiranë mësohet akoma me tabelë të zezë e me shkumës, gjë që nuk ndodh as në Afrikë sepse lekët nuk kanë shkuar për të digjitalizuar mësimdhënien në universitete por janë zhdukur me tendera e me PPP-ra korruptive, lekët e prindërve tuaj them dhe njëherë. Qeveria nuk prodhon para, i merr nga xhepi i shqiptarëve. Ky është hapi i dytë. Universitetet shqiptare do të kthehen në qendra të përgatitjes së profesionistëve në çdo fushë për të cilën ka nevojë ekonomia që nga teknologjia e informacionit, inxhinieritë, arkitektura, projektimi, industria e turizmit që ka nevojë për disa lloj profesionesh që të funksionojë ashtu siç duhet. Dhe hapi i tretë është garantimi i tregut të punës. Por si pret ti që të vijë investitori këtu e të investojë në një vend që e ka taksën tatim-fitimin 15% kur e ka 9% në Mal të Zi, shkon në Mal të Zi ai. Ata nuk janë budallenj. Pse të paguajë 6% më shumë këtu. Të njëjtën gjë në Maqedoni. Po flas vetëm për tatim-fitimin por po të shohim çmimet e tjera. Kosto kryesore e aktivitetit ekonomik është nafta. Shqiptarët e paguajnë naftën njësoj si suedezët dhe banorët e Singaporit. Jemi te 3 vendet me naftën më të shtrenjtë në botë. Energjia elektrike, meqë jemi edhe afër fundit të kaskadës së Drinit këtu, afër hidrocentralit të Vaut të Dejës.
Jemi afër hidrocentralit të Vaut të Dejës që prodhon energji pafund, është dhe pronë publike, pronë shtetërore dhe prapë energjinë shqiptarët e paguajnë sa qimet e kokës. Ulja e taksave, nxitja e një klime miqësore ndaj biznesit, kontakti me korporatat e mëdha europiane për interesat e tyre sepse ata nuk vijnë për bamirësi. Ka nisur dhe është identifikuar në 12 muajt e fundit dhe një pjesë prej tyre nuk e kemi bërë publike se prapë do të dilte do të thoshte po ndërhynë në punët e brendshme, jo nuk po ndërhyn aspak në punët e brendshme. Ai e ka mendjen të sjelli punëtorë nga Bangladeshi, ndërsa unë jam i vendosur të sjell investitorë nga Gjermania, nga Austria, nga Europa për të punësuar dhe për të mbajtur rininë e Vaut të Dejës, rininë Shkodrane, rininë Shqiptare këtij në vendin e tyre pranë familjeve të tyre.
Këto janë 3 shtyllat kryesore me anë të cilave ne do të mundësojmë që rinia shqiptare të ketë të gjitha mundësitë të arsimohet dhe të punësohet në vendin e vet me paga të mira, me dinjitet dhe të shijojë jetën e të ndërtojë këtu të ardhmen e vet duke përfshirë familjen. Dhe tek ndërtimi i familjes po kështu kemi parashikuar dy masa. Masa e parë ka të bëjë me strehimin. Një nga problemet kryesore të çifteve të reja është që nuk sigurojnë dot një banesë, edhe po pate fatin e mirë të sigurosh një vend pune fjala bie në Shkodër, apo në Lezhë, apo në Tiranë. Çmimet e qirave janë më të larta, ndërsa të blesh një banesë është bërë çmendurisht e papërballueshme. Stabilizimi i tregut të ndërtimit është një nga politikat, por politika kryesore është subvencionimi 100% i interesave të kredive për 5 mijë çifte të reja në vit, që do të thotë 5 mijë çifte të reja në vit, 20 mijë në krye të 4-vjeçarit tonë të parë do të përfitojnë që interesi bankarë kur blenë një banesë do t’ju paguhet nga qeveria e tyre.
Synimi kryesor është që të kemi themelimin e familjeve të reja se ka rënë numri i familjeve të reja, i çifteve të reja. Pak na largohen në emigracion ndërsa çiftet e reja nuk kanë mundësi të bashkëjetojnë. Kur s’kanë mundësi të bashkëjetojnë, e kanë shumë më të vështirë të fillojnë të kenë fëmijë. Masa e dytë është, që për çdo të porsalindur, prej ditës së parë të qeverisë Basha, për çdo të porsalindur deri në moshën 5 vjeç, ne do të paguajmë një bonus mujor, një çek mujor prej 30.000 lekësh të vjetra në muaj për të përballuar koston e një fëmije. Që nga pelenat kur është bebe, e deri 5 vjeç dhe po kështu për tekstet shkollore që përmenda.
Greqia i ka, Kosova i ka, ia kam kërkuar që në verën e 2017, e bëri me truke, me hile, jo që duhet të jetë po duhet të jetë i përdorur, po duhet ta kthesh prapë, se kthen prapë. Jo, fëmijët shqiptarë duhet të kenë tekste shkollore të paguara nga shteti sepse prindërit e tyre paguajnë taksat dhe e meritojnë që fëmijët e tyre të kenë tekste shkollore të paguara nga shteti, siç i paguan Kosova që ka gjysmën e buxhetit tonë.
Ja pra, në qoftë se mund ta përfytyrosh si një fill, si një trajektore që nga momenti i lindjes së fëmijës deri në 5 vjeç me atë bonus mbështetës, gjatë kohës që është në nëntëvjeçare dhe për fëmijët nga familje me nevojë ekonomike, edhe për shkollën e mesme, tekstet falas dhe ndihma për studentët, ku nuk do të mbetet bir apo bijë shqiptari pa studiuar sepse prindërit nuk paguajnë dot tarifat.
Plani ynë parashikon qartë, që për të gjitha familjet që kanë të ardhura më pak se 64.000 lekë të vjetra në muaj, shteti do të subvencionojë 100% tarifat për bachelor dhe për master dhe për ata që i kanë të ardhurat mbi 64.000 lekë, do t’i presë gjysmë për gjysmë që asnjë shqiptare, asnjë shqiptar të mos futet në borxh për të shkolluar fëmijët e tyre.” – tha Basha.