BallinaSportChampions/ Revansh apo hakmarrje, Reali dhe Liverpuli ritakohen sonte në finalen e...

Champions/ Revansh apo hakmarrje, Reali dhe Liverpuli ritakohen sonte në finalen e parakohshmen

A do të ketë një revansh të Realit të Madridit apo një hakmarrje nga Liverpuli? Kjo është sfida mes dy gjigantëve të futbollit evropian, që nis sonte në 21:00. Shumë mirë mund të ishte një finale, ashtu si ajo e vitit 2018 që i dha Realit të Madridit trofeun e fundit të Champions dhe la Liverpulin me shumë pengje, që edhe sot nuk janë harruar. Dy emrat e mëdhenj të futbollit spanjoll dhe anglez do të përballen mes tyre në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Akti i parë është në Madrid, ku të besuarit e Zidane nuk duan të shpërdorojnë faktorin fushë. Kuotat e “Los Blancos” mes favoritëve nuk janë të larta në këtë sezon. Të paktën kështu thonë parashikimet, por nuk ndan të njëjtin mendim Zidan.

“Kjo skuadër përmbys gjithçka që thuhet. Asnjëherë nuk dorëzohet. Kjo është në AND e klubit dhe skuadrës. Kemi kaluar momente të vështira, por tani jemi mirë. Luajmë kundër një skuadre shumë të fortë si Liverpuli, por të gjithë e dimë se çfarë kërkojmë”, ka thënë tekniku francez që llogarit tre mungesa të rëndësishme. Carvajal, Hazard dhe Sergio Ramos nuk do të luajnë në ndeshjen e sotme.

Nga ana tjetër, mungesat janë kthyer në diçka të zakonshme te Liverpuli i këtij sezoni. Jurgen Klop ka lënë gjashtë lojtarë në shtëpi, por gjithsesi pret më të mirën nga ata që do të zbresin në fushë kundër Realit. “Luajmë ndaj Realit, por jo për finalen e 2018. Por e kujtoj atë ndeshje, pasi ishte një mbrëmje e çuditshme. Skuadra jonë është e ndërtuar për këto sfida dhe kemi mundësi ta tregojmë këtë”, ishin fjalët e Jurgen Klop në konferencën zyrtare përpara përballjes së parë me Real Madrid.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular