BallinaAktualitet“Kurti e Ndrenika në spotet e PS”, Edmond Budina: Ka disa gjëra...

“Kurti e Ndrenika në spotet e PS”, Edmond Budina: Ka disa gjëra që janë të pakonceptueshme, si mbështetja për një qeveri që dhunon kolegët

spot_img
spot_img

Një roman që shpërfaq fatet e trishta të grave shqiptare, keqpërdorimin e kanunit, intelektualët e rremë janë baza e romanit të Edmond Budinës, “Kokëmushkat”. Vepra e nisur së pari si skenar filmi, regjisori e aktori thotë se të shkruarit e një romani është një lloj katarsisi.

“E kisha nisur si skenar filmi kur isha në Itali. Më vonë, pata një problem shëndetësor që isha i detyruar të rrija në shtëpi dhe u mora me të. Puna me një roman është liri. Jam munduar të qëmtoj edhe fjalë të cilat përshtaten në një moment të caktuar, ndërsa në film, përpiqesh që edhe dialogun ta bësh sa më të natyrshëm”, thotë Budina. Sipas tij, vetë titulli “Kokëmushkat” tregon shumë për shoqërinë tonë, për nguljen këmbë si mushkë, pa arritur të komunikojmë, tregon një shoqëri primitive. Ai tha se ngacmimi I tij kryesor ka qenë qasja e meshkujve shqiptarë ndaj femrave si pronë. “Më ka shqetësuar gjithmonë dhe kjo më ka bërë të merrem me shitorinë e grave shqiptare, sepse shoh që shumë prej tyre keqtrajtohen”.

Në vijim, ai komenton edhe diskursin publik ndaj grave, e më ngushtësisht, ndaj femrave në politikë. “Për mua është e turpshme, është skandaloze sjellja e politikanëve shqiptarë me gratë. Është e pajustifikueshme as me sarkazmën. Kjo tregon nivelin e shoqërisë shqiptare. Kur një kryeministër përgojon gruan, është një shoqëri e marrë fund”.

I pyetur mbi pjesëmarrjen e Robert Ndrenikës dhe Tinka Kurtit në spotet elektorale të Partisë Socialiste, që kërkon një mandat të tretë, ai tha se pa dashur nuk I gjykon por ka disa gjëra që janë të pakoncpetueshme, si mbështetja për një qeveri që dhunon kolegët.

“Unë nuk dënoj asnjë që ka bindje të caktuara politike. Është e drejtë e çdo individi të bëjë zgjedhjen e tij por njeriu duhet të ketë një lloj koherence. Unë asnjëherë nuk kam thënë që do të shtrihem para teatrit, apo do vërvitem në varr nëse teatri shembet. Për mua është e pakonceptueshme që si artistët, të mos pranojë idenë e ruajtjes së teatrit dhe ndërtimit të një të riu diku tjetër. nuk e konceptoj dot si mundet të biesh dakord me një shtet e një qeveri që dhunon koleget dhe e shemb teatrin me kolegët e tu brenda. Është jashtë mendjes të mos të të dhimbset që rruspa i bie teatrit me kostumet varur. Dhe të mos thuash asnjë llaf. Çfarëdo interesi të kesh! Për mua është e turpshme. Megjithatë, unë as i kam gjykuar as nuk i marr nëpër gojë. Unë kam qenë ky që jam. Unë nganjëherë iu qaj edhe hallin se mund të kenë edhe halle shumë të mëdha. Secili bën zgjedhjen e vet, nuk i vë në kryq, por koherenca vlen në këtë botë”, thotë Budina.

Ai shton se secili duhet të jetë i ndershëm me atë që vetë ka thënë. Në vijim ai thotë se sa I takon akuzës për politizimin e atyre që mbrojnë kauzën e teatrit, të politizuar janë ata që mbështetën shembjen. “u bashkuan me krimin, ata janë të politizuarit e parë. Unë nuk e kam firmosur atë marrëveshjen me PD-në, por i kam thënë Bashës që atëherë në sallë, nëse nuk e mban fjalën më ke kundër. Nëse ata që vijnë në pushtet nuk mbajnë premtimin do jemi kundër tyre”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular