Manchester City-Borusia Dortmund, Guardiola kërkon triumfin në Champions, por akuzon FIFA-n dhe UEFA-n

0
????????????????????????????????????????????????????????

Me titullin kampion në Premier League në dorë, Manchester City kërkon triumfin edhe në Europë. Skuadra e Pep Guardiolës pret çerekfinalen e parë të Champions kundër Borussia Dortmund me statusin e favorites së madhe. Këto janë vetëm parashikime, pasi anglezët duhet ta tregojnë këtë në fushën e lojës. Guardiola largon euforinë e tepruar, teksa nuk i kursen deklaratat përtej sfidës që kanë krijuar shumë polemika.

“Shumë ndeshje vrasin lojtarët. Nuk kemi bërë asnjë pushim në mesjave që nga nisja e sezonit. Janë qenie njerëzore dhe jo makina. Asnjë lojtar nuk mund të jetë gati fizikisht dhe mendërisht të luajë çdo ditë. Kështu është e vështirë të jesh kompetitiv në çdo front”, është shprehur trajneri spanjoll, që pavarësisht pretendimeve të tij për kalendarin e ngjeshur ka në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve. Ndryshon diskutimi për Borussia Dortmund, që përballet me Manchester City pa disa lojtarë të rëndësishëm dhe në një moment aspak të mirë të sezonit. Sancho është mungesa e madhe e gjermanëve, ndërsa të gjithë projektorët drejtohen te Erling Haaland, në listën e blerjeve edhe të Guardiolës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.