BallinaSportNjë hap larg titullit/ Conte-Inter, rinovim dhe rritje page

Një hap larg titullit/ Conte-Inter, rinovim dhe rritje page

Dominimit bardhezi në futbollin italian po i vjen fundi. Inter është një hap larg titullit kampion në Serie A, plus tetë pikë nga vendi i dyte dhe një ndeshje tjetër në dispozicion, këtë herë duket e pamundur që zikaltërit të rrëshqasin. Atmosfera në “Appiano Gentile” është perfekte, të gjithë lojtarët rezultuan negativ në tamponët e fundit, Antonio Conte mund të marrë frymë lirisht për të përgatitur si duhet sfidën e prapambetur kundër Sassulo.

Sipas mediave italiane, Conte dhe drejtuesit zikaltër kanë planifikuar një takim në fund të sezonit për të përgatitur si duhet të ardhmen. Trajneri ka një kontratë të vlefshme deri në 30 qershor 2022 dhe asnjë nga palët nuk dëshiron të nis një sezon të ri në skadencë kontrate. Me titullin kampion në tavolinë, Contes pritet ti ofrohet një kontratë e re dhe një përmirësim i pagës nga 11 milion euro në sezon në 13,5. Trajneri dhe stafi i tij do të jenë më të karikuar për sezonin e ri, të çliruar dhe mund ti hapin rrugë një cikli të ri në Serie A dhe mbi të gjitha të shohin më larg në Champions League. Për të shkuar në këtë drejtim fillimisht kërkohet të blindohen disa titullarë si Lukaku e Martinez e më pas të shohin për opsione të ndryshme për të përforcuar ekipin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular