BallinaBotaNjihuni me shtetin e vogël që e ka fituar betejën me Covid-19

Njihuni me shtetin e vogël që e ka fituar betejën me Covid-19

Gjibraltari, i cili ka vetëm 34 mijë banorë është shembull për të tjerët në menaxhimin e krizës së pandemisë, falë vaksinimit.

Epidemia në masë të madhe është tejkaluar edhe është bërë vendi i parë në Europë që e ka vënë nën kontroll. Restorantet punojnë deri natën vonë, por raste të reja pozitive me COVID-19, në këtë vend nuk po regjistrohen.

Qëkur maskat nuk janë të detyrueshme të mbahen në ambiente të hapura, Samantha Sacramento shpesh ndihet sikur ka harruar diçka teksa ec rrugëve.

“Mendoj se është diçka psikologjike dhe na duhet kohë ta tejkalojmë këtë”, thotë ministria e Shëndetësisë.

Gjithashtu është shfuqizuar vendimi që ndalonte daljen, baret e restorantet punojnë deri në orët e para të mëngjesit siç ndodhte edhe para pandemisë.

Krejt e kundërta ndodh me pjesën tjetër të Evropës, ku akoma po ashpërsohen masat mbrojtëse për shkak të numrit shumë të madh të rasteve të reja me COVID-19.

Gjibraltari është vaksinuar me vaksinën e prodhuar në Britani të Madhe, e procesi i vaksinimit nuk ka qenë ndonjë sfidë e madhe, kjo për faktin se i gjithë shteti shtrihet në një hapësire prej 6.8 kilometra katrorë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular