BallinaKryesorePROFIL/Një tironse në politikë, si shpresë për kontributin e saj profesional për...

PROFIL/Një tironse në politikë, si shpresë për kontributin e saj profesional për një Shqipëri europiane

Nga Mina HYSA

Më 25 prill qytetarët shqiptarë do të gjenden para kutive të votimit për të vendosur për fatet e tyre si kurrë ndonjë herë më parë që prej rënies së komunizmit. Formacionet politike janë në fushatë së bashku me ekipet. Listat e kandidatëve për deputetë nuk kanë të krahasuar, janë si dita me natën kur ke parasysh disa kritere si; profesionalizimin, karrierën politike, të korruptuarit ose jo dhe së fundmi moralin.
Partia Demokratike shkon para zgjedhësve të saj me emrat më të spikatur që vijnë në këtë betejë politike. Janë personalitete që sa herë hapin gojën dinë çfarë thonë sipas fushave që përfaqësojnë. Vijnë me shkollim ekselent, me kontribut të dhënë dhe të provuar në profesionet e tyre duke qenë histori suksesi. Kryeqyteti, veç liderit të opozitës, kryeministrin e pas 25 prillit, ka numrin dy të listës për deputet nga PD dhe kualicionit “Aleanca për Ndryshim” një emër të rëndësishëm jo vetëm politik, por dhe një profesioniste në fushën ku jep kontributin e saj për shoqërinë, një qytetare e denjë.
Quhet Jorida Tabaku, një tironse e cila vjen nga një familje e madhe kryeqytetase. Jorida për çfarë ka dhënë deri më tani në politikë gëzon konsensusin jo vetëm e opozitarëve, por dhe pjesës intelektuale, asaj indiferente të shoqërisë ndaj politikës, madje dhe të majtëve të moderuar. Arsyeja është e thjeshtë. Jorida Tabaku është një politikane qytetare, me protagonizmin e saj, nga çdo dalje dhe nga foltorja e selisë blu ka ditur të ketë prioritet dhe të ndajë publiken ndaj personales në çdo denoncim të saj. Personalisht Jorida Tabakun e kam njohur sapo ajo mori të parën përgjegjësi politike në qeverinë e PD kur u emërua zv/ministre e Integrimit. Teksa i kërkoj një intervistë më bëri përshtypja mënyra se si znj.Tabaku më priti dhe serioziteti me të cilën e kishte marrë kërkesën për të iu përgjigjuar në mënyrë sa të detajuar pyetjeve. Me një kulturë mbresëlënëse dhe seriozitet të vërtet shtetari edhe pse nuk kishte shumë në detyrë, dukej pasionante në punën e ngarkuar dhe kishte marr përsipër të kryente, ishte angazhuar në dosjet voluminoze që i ishin ngarkuar.


Më saktësisht Jorida Tabaku në detyrën e zv/ministres së Integrimit kishte si detyrë koordinimin e mbështetjes financiare të BE dhe gjithashtu ndoqi nga afër agjendën politike të integrimit. Nën drejtimin e saj, ministria mundi të vendoste strukturat e nevojshme dhe përgjegjëse për decentralizimin e fondeve të BE. Ajo u angazhua edhe në pyetësorin e BE si dhe përgatitjen e një plani aksioni për 12 prioritetet. Rezultatet e këtyre punëve u panë edhe në liberalizimin e vizave një vit më tej.
Jorida Tabaku është sporovuar dhe ka spikatur duke dhënë më të mirën jo vetëm kur PD ishte në pushtet, por një kontribut të jashtëzakonshëm ka dhënë në në betejën opozitare më e vështira e  30 viteve. E zgjedhur si deputete në dy legjislatura në Parlament, zonja Tabaku ka qenë një aset i cmuar jo vetëm për PD dhe opozitën, por dhe mazhorancën nëse në këtë vend do të kishte politikë konstruktive dhe llogaridhënie tek e cila do të gjente ekspertizën konstruktive. Si deputete zonja Tabaku si profesioniste ka ngritur çështje sensitive dhe serioze për publikun. Në mandatin e saj të parë si deputete e votëbesuar në vitin 2013 në listën e deputetëve të qarkut Tiranë duke përfaqësuar qytetin e Tiranës dhe njësinë 8 Jorida Tabaku do të ishte anëtare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Gjatë kësaj periudhe në parlament Jorida ka ngritur çështje të rëndësishme të arrogancës shtetërore të shkeljes flagrante të ligjit si; rasti korrupsionit me inceneratorin e Tiranës ku ajo kërkoi interpelancë, kundërshtimin e Ligjit të vitit 2015 për Arsimin e Lartë dhe më pas Ligjit për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, ligji për Investimet Strategjike ku kërkoi amendimin e disa neneve ku pronari trajtohej padrejtësisht. Edhe në mandatin e dytë si deputete, e zgjedhur në vitin 2017 zonja Tabaku do të ishte një zë i fuqishëm i mbrojtjes së interesit publik. Po në këtë periudhë ajo do të zgjidhej zv/Kryetare e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave ku aktivitetin e saj në kuvend Jorida e ka të fokusuar në procesin e integrimit si dhe ndjekur nga afër dhe njëkohësisht temat e nxehta në lidhje me Kthimin dhe Kompensimin e Pronave.
Përse Jorida Tabaku nr.2 në Tiranë
Jorida Tabaku, gjithçka e ka të lidhur me qytetin e saj të lindjes Tiranën, aty  ku ka qarë e qesh, ku ka ndarë gëzimin dhe hidhërimin, suksesin e ndoshta dhe dështimin, aty ku ka marr jo vetëm mësimet e para, por dhe ndjekur studimet e larta, qytet ku dhe do të bëhej pjesë e stafit pedagogjik në Universitetin e Tiranës. Jorida vjen nga dy familje me lidhje të forta me qytetin e Tiranës, Tabaku dhe Turdiu. Bindjet e saj të djathta ishin produkt sa i historisë familjare gjatë regjimit komunist po siç e pranon dhe vet, edhe i reflektimeve të saj në vitet universitare. Në vitin 2009 Partia Demokratike, lidershipi i saj do ta ftonte znj.Tabaku të ishte pjesë e politikës aktive dhe u vendos në listën e kandidatëve për deputet në qarkun e Tiranës, vit që ajo mbajti dhe detyrën e zv/ministres në Ministrinë e Integrimit. Zonja Tabaku në vitin 2011 do të angazhohej në fushatën për zgjedhjet vendore në bashkinë e Tiranës dhe pas fitores së Lulzim Bashës, ajo do të emërohej si nënkryetare e Bashkisë Tiranë. Duke e parë si shans detyrën e dhënë për të dhënë më të mirën për qytetin e saj ku lindi dhe u rrit, Jorida Tabaku si Nr.2 i Bashkisë Tiranë do të angazhohej për një zhvillim të qëndrueshëm të vendlindjes së saj, kryeqytetit të shqiptarëve, jo si më parë ku Tirana ishte kthyer një katrahurë e vërtetë nga betonizimi.  Zonja Tabaku do të angazhohej në krijimin e një plani Urbanistik si dhe proceset e investimit dhe projekte si ai i Pazarit të Ri, Bulevardit të Ri, angazhime këto të Lulzim Bashës dhe bllokuar nga Rilindja që erdhi në pushtet, investime me të cilët sot mburret dhe Erion Veliaj. Zonja Tabaku u angazhua dhe në krijimin e politikave fiskale lokale që i dhanë frymë bizneseve në qytetin e Tiranës. Shkatërrimi i Tironës është një krim që duhet ndëshkuar. Si një qytetare e dy prej familjeve që kanë kontribuar në qytetin e Tiranës, Jorida u angazhua fuqishëm në çështjen e mbrojtjes së Teatrit Kombëtar. Ndërkohë që një zë të veçantë kanë zënë edhe beteja e saj për luftën kundër korrupsionit.

 
Eksperte e rëndësishme e PD
dhe femra më e votuar në kryesi
Të paktat kanë qenë dhe janë tryezat e PD në të cilat ka munguar Jorida Tabaku veçanërisht ato të fushës së ekonomisë. Kryesisht në këto tryeza kontributi i zonjës Tabaku ka qenë profesional dhe është luks i PD që profesionistë të tillë që nuk mungojnë të jenë pjesë e ekipit që do të sjell pas 25 prillit një tjetër Shqipëri. Jorida Tabaku ka një shkollim ekselent në fushën e saj. Pas studimeve në Fakultetin Ekonomik në degën e Manaxhimit në UT, përfundoi studimet Master MBA në Mbretërinë e Bashkuar me rezultate të shkëlqyera dhe pas eksperiencës në këtë vend perëndimor u rikthye në Shqipëri për të vazhduar karrierën e saj në fushën e pedagogjisë pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti Ekonomik. Njëkohësisht kontribut dha edhe në fushën manaxhimit të Financave Publike në projektin britanik REPIM.
Zonja Tabaku mban gradën Doktor Shkencash në Ekonomi dhe fokusi i studimeve të doktoraturës ka qenë sipërmarrja dhe manaxhimi i biznesit të vogël si dhe Qeverisja e Koorporatave. Temë që ka influencuar jo pak në qasjen e saj ndaj ekonomisë dhe politikave ekonomike përpos jetës dhe karrierës akademike Tabaku ka qenë e angazhuar edhe në jetën politike si dhe e atashuar pranë Partisë Demokratike. Jorida është anëtare e kryesisë së PD dhe femra më e votuar në kryesi, një nga njerëzit që u angazhua në shkrimin e Planit Qeverisës së PD për zgjedhjet e 2021, me fokus të veçantë tek plani ekonomik.

Jorida Tabaku në këtë betejë elektorale vjen si një figurë e spikatur politike, e pjekur vetëm në saje të punës, prekjes së terrenit dhe realitetit në Tiranë, e gatshme për të sjellë ndryshimin aq të nevojshëm me politika pro biznesit dhe frymëmarrjen e ekonomisë së mbytur nga babëzia dhe paaftësia e 8 vite qeverisje rrënuese. Si drejtuese politike e PD në 3 njësi administrative në kryeqytet (Njësinë nr.2, 3 dhe 10), kjo është beteja e fundit e Jorida Tabakut në opozitë, të cilën do ta kaloj me sukses. Qytetarët do t’i besojnë drejtimit të saj politikë dhe do t’i bashkohen në fitoren e pritshme të PD dhe opozitës shqiptare më 25 prill.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular