BallinaKryesoreSot, inagurimi i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani

Sot, inagurimi i Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se për shkak të situatës aktuale me pandeminë COVID-19, nuk do të organizohet një ceremoni e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës. Mirëpo, do të organizohen një sërë aktivitetesh për ta shënuar pranimin e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës dhe të cilat janë përshtatur me rrethanat.

Axhenda:

10:00 Arritja e Presidentes së Repubikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu përballë Kuvendit të Republikës së Kosovës.

10:00 – 11:00 Ceremonia e revistës së trupave të Togut Ceremonial të Forcës së Sigurisë së Kosovës

11:00 – 11:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ekipin e xhudistëve kampionë tek Kabineti i Presidentes.

11:30 – 12:00 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim nxënësit e Institutit ATOMI tek Kabineti i saj.

12:45 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, e shoqëruar nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, viziton Qendrën e Vaksinimit në Prishtinë, salla “1 Tetori”, Prishtinë

13:15 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe te Varri i Presidentit Ibrahim Rugova, Velani, Prishtinë

13:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Memoriali për nder të të pagjeturve të Kosovës tek oborri i Kuvendit.

13:40 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, vendosë buqetë me lule tek Monumenti “Heroinat” tek Sheshi i heroinave, Prishtinë

14:30 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, bënë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, Prekaz, Skenderaj

17:00 Presidentja e Republikës së Kosovës, Sh.S. Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe gjeneralët e FSK-së në Kabinetin e Presidentes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular