BallinaAktualitetAmbasada Amerikane në Ditën Botërore të Shëndetit: Falënderoni një punonjës shëndetësie sot

Ambasada Amerikane në Ditën Botërore të Shëndetit: Falënderoni një punonjës shëndetësie sot

Ambasada amerikane në Tiranë i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të falenderojnë sot një punonjës të shëndetësisë, si mirënjohje për punën e tyre dhe luftën ndaj COVID-19. Thirrja ka ardhur me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit.

“7 Prilli shënon festimin e Ditës Botërore të Shëndetit, – shkruan ambasada, – një ditë për të shprehur vlerësimin tonë për të gjithë punonjësit shëndetësorë të cilët përpiqen çdo ditë për një botë më të shëndetshme.

Këtë vit, kjo ditë merr një kuptim akoma më të veçantë, pasi u jemi mirënjohës më shumë se kurrë të gjithë punonjësve të shëndetit në të gjithë botën që po luftojnë COVID-19 çdo ditë dhe po rrezikojnë jetët e tyre, për të shpëtuar tonat! Bashkohuni edhe ju me këtë ditë, falënderoni një punonjës shëndetësor sot!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular