Bllokimi i Rinasit, Babaramo: Njeriu kërkon të drejtën e vet dhe ti i thua ‘qen bir qeni, e ke rrogën 4 milionë’

0

Kontrollorët e trafikut ajror të AlbControl kanë ndalur punën pas uljes së pagave nga 4400 dollarë në 2400 dollarë me argumentin se kanë stres, për pasojë sot janë anuluar të gjitha fluturimet nga Aeroporti i Rinasit.

Gazetari Ilir Babaramo e kritikoi qëndrimin e qeverisë ndaj kontrollorëve, duke thënë se iu kujtua gjyqi i tradhtarëve me litar.

“Po më kujtohen gjyqet e tradhtarëve në litar. Madje u fol edhe për grusht shteti. Absurde. Në një shtet demokratik ka liri dhe të drejta të njëriut, e drejta, protesta. Por këta  kanë edhe një kontratë. Kaë duruar shumë një vit. Si paskan duruar. Doli ministrja dhe tha se marrin nga 2 milion. Më duket e frikshme që flitet për grusht shteti. Njeriu kërkon të drejtën e vet dhe ti i thua qen bir qeni e ke rrogën 4 milionë“, tha Babaramo në OPEN.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.