BallinaKronikeBllokimi në Rinas, policia ka nis arrestimet e kontrollorëve. Vihet në pranga...

Bllokimi në Rinas, policia ka nis arrestimet e kontrollorëve. Vihet në pranga…

Andel Trebicka, kontrollor pjesë e Sindikatës së Kontrollorëvëe sapo deklaroi në emisionin se policia ka nis arrestimin e kontrollorëve.

Policia ka shoqëruar një nga kontrolloret e trafikut ajror që ishte pjesë e grupit të kontrollorëve që deklaruan paaftësinë e përkohshme, duke pezulluar kështu fluturimet në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se kontrollori i shoqëruar është identifikuar si Muhni Mezini. Ai është thirrur në polici pasi ka përfunduar turnin dhe është një nga 5 kontrollorët që ka shprehur paaftësinë për të kryer detyrën për shkak të stresit.

Aeroporti i vetëm në Shqipëri prej mëngjesit të sotëm është në kaos total, pasi nuk mund të realizohet asnjë fluturim, si në hyrje dhe dalje, përpos atyre që kalojnë në hapësirën ajrore të vendit tonë. Shkak është bërë greva e kontrollorëve që akuzojnë se u është ulur paga për shkak të pandemisë prej vitit të kaluar.

Përmes Sindikatës, avokatit, por edhe vetë drejtpërdrejt ata deklarojnë se nuk do të tërhiqen deri në momentin që do të shfuqizohet vendimi që u ul pagat. Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën dhe Ilir Metën se qëndron pas bllokimit të Rinasit, ndërsa kontrollorëve u vendosi ultimatum që të rikthehen në punë deri nesër, në të kundërt do të largohen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular