BallinaAktualitetDoktor Google: 33% e shqiptarëve kërkuan këshilla mjekësore në internet

Doktor Google: 33% e shqiptarëve kërkuan këshilla mjekësore në internet

Interneti, ndër të tjera, është burim i madh informacioni për shëndetin. Sipas të dhënave të Eurostat, 33% e shqiptarëve të moshës 16-74 vjeç përdorën internetin për të kërkuar në Google informacione që u takojnë çështjeve të shëndetit në vitin 2020.

Por në krahasim me vendet e tjera të Europës, Shqipëria dhe disa vende të tjera të rajonit, si Bosnja, Rumania dhe Bullgaria kishin përqindje të ulëta të kërkimeve në internet për shëndetin.

Një në dy shtetas të BE-së (55%) të moshës 16-74 vjeç raportuan se kishin kërkuar informacione shëndetësore në internet në lidhje me dëmtime të ndryshme, sëmundje, ushqimin, përmirësimin e shëndetit dhe të tjera informacione që lidheshin me kujdesin për shëndetin.

Për më tepër, 20% e qytetarëve të BE-së raportuan se caktuan takime në internet për seanca terapie fizike dhe të tjera.

Më pak (13%) kanë përfituar shërbime shëndetësore nëpërmjet një faqe në internet ose aplikacioneve, në vend që të vizitojnë spitalin ose një mjek fizikisht. Ndërsa 11% e qytetarëve dhanë të dhënat e tyre personale shëndetësore në internet.

Në vitin 2020, përqindja më e lartë u regjistrua në Finlandë, ku 77% e njerëzve të moshës 16-74 vjeç kërkuan në internet për tema të lidhura me shëndetin në tre muajt e fundit para sondazhit, ndjekur nga Holanda (76%), Danimarka (72%) ) dhe Gjermania (70%).

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular