Kolapsi në Rinas/Sandër Lleshaj kundër Ramës: Siguria kombëtare nuk cënohet!

0

Një problem i interesave qytetare më shumë sesa i sigurisë kombëtare, është për ish-ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj bllokimi i fluturimeve në aeroportin Nënë Tereza për shkak të grevës së kontrollorëve. I ftuar në A2 Business, ai tha se siguria kombëtare nuk cenohet nga mosfunksionimi i një autoriteti, ndërsa apelon që konflikti të zgjidhet me dialog mes palëve.

“Shoh një problem të interesave qytetare, sesa sigurisë kombëtare. Siguria kombëtare nuk cenohet nga mosfunksionimi i një autoriteti por cenohen interesat e shumë qytetarëve. Shumë plane të qytetarëve janë prishur sot, cenohen interesat e ligjshme. Konflikti nuk zgjidhet me FA e polici, por me dialog mes palëve”.

Lidhur me deklaratat e qeverisë, të cilat e kanë cilësuar si një çështje politike, Lleshaj thekson se kjo të ishte e turpshme. Sipas tij është përgjegjësi e lartë penale nëse nuk garanton shërbimet emergjente.

“Nëse kjo është çështje politike është turp është e turpshme që të përdoren instrumente të kësaj natyre për të realizuar qëllimet politike. Nuk mund të shkohet në situata ultimative. Është përgjegjësi e lartë penale nëse nuk garantojnë shërbimet emergjente. Nëse një avion do të ulet në Rinas për një situatë emergjente dhe ti nuk e lejon atëherë ti bën një krim. Të ulen dhe të gjejnë zgjidhje”.

Si një ish- oficer i vjetër i Radiolokalicionit që ka qenë pjesë e kontrollit të trafikut ajror, ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se i kupton shqetësimet kontrollorëve, por sipas tij duhet të ndahet nëse shqetësimet e tyre kanë të bëjnë me stresin, tensionin fizik e psikologjik, apo me çështjet ekonomiko-financiare. Ai apelon që kjo situatë duhet të zgjidhet me maturi, pasi ka tension nga të dyja palët.

“Është një çështje shëndetësore, stres, tension fizik, apo çështje kontraktore e pagave apo të dyja? Kjo duhet të zgjidhet me maturi. Shoh tension në të dy palët dhe është gjendet zgjidhje e pranueshme për të dy palët. Albcontrol është pasuri kombëtare. Çështja e pagave është e rëndësishme dhe meritojnë pagat e larta, por po flasim për një situatë të veçantë, ku pagat e të gjithë etniteteve janë ulur dukshëm dhe kjo duhet sqaruar mirë. Pagat janë në relacion të drejtë me njëra-tjetrën. Nuk mund të merren para në rrugë të tjera duhet ndarë së pari çështja nëse kemi të bëjmë me problem stresi psikologjik shëndetësor, apo ekonomik e financiar. Unë dua t’i mirëkuptoj por qëllimi i një hapi të tillë duhet te jetë i kufizuar te zgjimi i vëmendjes publike dhe besoj që është realizuar qëllimi i tyre për t’u dëgjuar nuk mund të shkohet në ekstreme të tjera se ka shumë punonjës në Shqipëri që mund të bëjnë dëm të madh”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.