BallinaAktualitetKontrollori i Rinasit: Po na arrestojnë një nga një, sikur jemi në...

Kontrollori i Rinasit: Po na arrestojnë një nga një, sikur jemi në shtetin e Erdogan!

ndel Trebicka, një nga kontrollorët që janë në grevë për pagat në Rinas, tha se policia po i arreston një e nga një kolegët e tij. Gjatë një ndërhyrjeje me Skype në Rinas, Trebicka tha se ishte njoftuar nga kolegët e tij se po thirreshin një nga një në polici, ndërsa i bëri thirrje koleges së tij Flora Ndreca që ishte në Opinion, të bëhej gati sepse do të arrestohej.

Prokuroria e Tiranës ka filluar hetimet për situatën e ndodhur në aeroportin e Rinasit. Pas kallëzimit që Albcontrol ka bërë ndaj disa emrave konkretë të kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, ndërsa policia ka shoqëruar edhe njërin prej tyre.

Policia ka shoqëruar Muhni Mezini një nga kontrollorët e trafikut ajror, emri i të cilit u bë publik në lidhje me letrën që kishte firmosur duke e shpallur veten të paaftë për punë për shkak se ishte stresuar që kishte marrë para borxh te familjarët për të përballuar jetesën.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular