BallinaBotaSHBA kundër pasaportës së vaksinimit ndaj COVID-19: Nuk e mbështesim, s’do të...

SHBA kundër pasaportës së vaksinimit ndaj COVID-19: Nuk e mbështesim, s’do të jetë detyrim

Shtëpia e Bardhë tha sot se nuk do të vendosë një pasaportë shëndetësore për amerikanët për të treguar se ata janë vaksinuar kundër COVID-19, ndërsa theksoi se sektori privat ishte i lirë të vazhdonte me idenë.

“Qeveria nuk mbështet dhe nuk do të mbështesë një sistem që kërkon që amerikanët të kenë një certifikatë”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Nuk do të ketë asnjë bazë të dhënash federale për vaksinimet, as ndonjë detyrim federal që kërkon që të gjithë të marrin një certifikatë vaksinimi”, shtoi ajo në konferencën e saj të përditshme për shtyp.

Disa vende kanë zbatuar ose po planifikojnë të prezantojnë një “pasaportë” shëndetësore që tregon se një individ është vaksinuar kundër COVID-19, në mënyrë që të lehtësojnë rifillimin e tubimeve të mëdha dhe udhëtimeve.

Sidoqoftë, ideja ka ngritur kritika dhe shqetësime të forta në lidhje me diskriminimin e mundshëm dhe mbrojtjen e të dhënave private.//ATSH

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular