BallinaBotaSondazhi/ Cilin do të zgjedhin anglezët si mbretin e tyre mes Princit...

Sondazhi/ Cilin do të zgjedhin anglezët si mbretin e tyre mes Princit William dhe Charles

Britanikët kanë një dobësi të madhe te Princi William dhe jo për trashigimtarin e fronit Charles. Me fjalë të tjera ata preferojnë që Mbretëresha Elizabeth të pasohet nga Duka e Kembrixhit dhe jo nga babai i tij sipas një sondazhi të botuar sot në shtyp.

47% e qytetarëve britanikë duan që nipi i parë i Mbretëreshës të ulet në fron dhe jo babai i tij, Princ i Uellsit. Në të njëjtën kohë, vetëm 27% e të anketuarëve zgjedhin Princin Charles si pasardhësin e nënës së tyre.

Në sondazh morën pjesë 1590 të rritur britanik midis 31 marsit dhe 1 prillit. Djali i dytë i Princit Charles, Harryt i duhet një rrugë e gjatë për të bërë në brezin e ri pasi që i njëjti sondazh konkludoi se, britanikët , nga mosha 18 deri në 24 vjeç, preferojnë princin 36-vjeçar ndaj babait të tij dhe vëllait të madh për kurorën.

Dhe në fakt, përkundër faktit se ai ka hequr dorë nga privilegjet dhe ka gjetur strehë në Kaliforni , SHBA me gruan e tij, Dukeshën e Sussex, Megan .

Sondazhi gjithashtu tregon se 51% e të anketuarve besojnë se Harry dhe Megan kanë dëmtuar imazhin e monarkisë.
Së fundmi, vlen të përmendet se vetëm 18% e të anketuarve janë pro heqjes së monarkisë në Britani.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular