BallinaPolitikeTakimi me të rinjtë e Tiranës, Oriela Nebiaj: Askush nuk duhet të...

Takimi me të rinjtë e Tiranës, Oriela Nebiaj: Askush nuk duhet të mbetet pa arsim prej kushteve ekonomike

Kandidatja e Partisë Demokratike për Qarkun e Tiranës, Oriela Nebiaj, zhvilloi sot një bashkëbisedim me votues të rinj të kryeqytetit. Nebiaj u shpalosi të rinjve të pranishëm vizionin e Partisë Demokratike për të ardhmen e të rinjve në Shqipëri.

Ajo u shpreh se Partia Demokratike u krijua nga të rinjtë dhe për të rinjtë. “Ne sot duhet ët jemi fryma që bën ndryshim, fryma dhe energjia që bën ndryshimin që e kemi pritur prej kohësh” vijoi kandidatja e re e PD-së.

Të rinjtë e pranishëm pritën me interes të veçantë shpjegimin e programit të Bashës për arsimin që ngrihet mbi parimin që askush të mos mbetet pa arsim për shkak të pamundësisë ekonomike.

“Një nga angazhimet kryesore të programit të z. Basha për arsimin, – pohoi Nebiaj, – është angazhimi për të financuar 100% tarifat e studimit bachelor dhe master për studentët që vijnë nga familje me të ardhura mujore nën 640 mijë lekë.

Një vend të rëndësishëm në diskutimin e zhvilluar me të rinjtë ishin mundësitë që parashikon plani i PD-së për mbështetjen e inovacionit dhe sipërmarrjes rinore.

Bashkëbisedimi vijoi me pyetje dhe diskutime nga të rinjtë e pranishëm, të cilët ishin kureshtarë të dinin hollësi nga alternativa e Bashës dhe vëmendja që do të marrin politikat rinore në qeverinë e Partisë Demokratike pas 25 prillit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular