BallinaKronikeVëllezërit plagosën 30 vjeçarin me mjete të forta, policia arreston njërin, procedohet...

Vëllezërit plagosën 30 vjeçarin me mjete të forta, policia arreston njërin, procedohet tjetri

Policia e Tropojës ka arrestuar në flagrancë  shtetasin L.M 34 vjeç dhe po procedon në gjendje të lirë vëllain e tij  shtetasin S.M, 35 vjeç pasi këta dy shtetas kanë plagosur dhe kanë dëmtuar mjetin e  shtetasit F.M 30 vjeç. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta ka bërë me dije policia.

Sipas Policisë së Tropojës shtetasi F.M nuk ka marrë dëmtime të rënda e ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorië së Tropojës  për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, dhe “kanosja”.

Njoftimi i Policisë

Tropojë

Plagosën lehtë një shtetas dhe i dëmtuan mjetin me sende të forta, pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë nga Policia njëri nga vëllezërit, tjetri procedohet në gjendje të lirë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L. M., 43 vjeç, banues në fshatin Markaj, dhe kanë proceduan në gjendje të lirë vëllanë tij, shtetasin S. M., 35 vjeç.

Procedimi ndaj tyre filloi pasi ka bërë kallëzim shtetasi F. M., 30 vjeç, banues fshatin Markaj, se në qytetin e Bajram Currit, për motive të dobëta, vëllezërit L. M. dhe S. M., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, e kanë goditur me shqelma dhe grushte, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, si dhe i kanë dëmtuar me mjete të forta automjetin e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim.ftimi i Policisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular