BallinaKryesoreBasha në Lushnjë: E shoh padurimin kudo. Koha të rihapim portën europiane

Basha në Lushnjë: E shoh padurimin kudo. Koha të rihapim portën europiane

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në qytetin e Lushnjës i cili është pritur me entuziazëm dhe ovacione nga qytetarë dhe simpatizantët e këtij qyteti. Gjatë ecjes, Basha ka takuar qytetarë dhe biznese të cilët nevojën e ndryshimit e arsyetojnë me gjendjen e keqe ekonomike dhe me keqqeverisjen e 8 viteve të fundit dhe i shprehën mbështetjen për ndryshim në zgjedhjet e 25 prillit.

Lulzim Basha: Si jeni?

Qytetari: Të mbaruar. Kemi mbaruar punë, populli nuk po ka bukë të hajë.

Lulzim Basha: E shoh padurimin kudo.

Qytetari: Bukë, bukë nuk po ha ky popull. Ne e kemi harruar fjalën punë fare. Kemi mbaruar punë fare, sa po e them para kamerave këtu, më gënjeu herën e parë turp të ketë, herën e dytë turp të ketë, po herën e tretë turp të kem po të votoj për atë.

Lulzim Basha: Të lumtë goja! Mbylljani derën të keqes. Janë vendimtare këto zgjedhje, vendimtare për familjen tuaj, për sipërmarrjen tuaj, për fëmijët e Lushnjës e të gjithë Shqipërisë. Pra të votojmë të gjithë bashkë për ndryshimin.

Qytetari: Na largoi me shokë me miq, na la vetëm.

Lulzim Basha: Më 25 Prill të gjithë bashkë për ndryshimin. Votoni numrin 9, Partinë Demokratike.

Në sheshin e qytetit, Basha foli para qytetarëve, duke i falënderuar për mbështetjen që po i japin. Kryedemokrati u shpreh se ndryshimi është në dorën e qytetarëve dhe padurimi për ta bërë realitet shihet në Lushnje dhe në çdo qytet të Shqipërisë.

“Di që padurimi për ta larguar është i madh, – tha Basha ndër të tjera, – por prapë se prapë dua t’i referohem atyre nënave që takova, atyre zonjave që takova në bulevard, që ma thanë thjesht dhe qartë se ora po vjen, dita po vjen. Lushnjarët do të jenë bashkë dhe do të votojnë bashkë për ndryshimin. Mos harroni se ndryshimi është në dorën tuaj, është në votat e bashkimit tuaj që me 25 prill duhet të jetë shembullor dhe europian.

Në dorën time dhe në dorën tonë është t’ju përfaqësojmë denjësisht. Në dorën tonë është të rihapim rrugën e Shqipërisë anëtare e Bashkimit Europian, e Shqipërisë me ekonomi që rritet, që  prodhon vende pune, që siguron paga, që e mban rininë këtu afër familjeve tyre duke ju dhënë mundësinë të arsimohen, të punësohen duke risjellë gëzimin në vatrat tona, duke ,larguar stresin, varfërinë dhe papunësinë e këtyre 8 viteve.

Ndaj e ndiej dhe e kuptoj se ndryshimi për të gjithë ju këtu dhe shumë e shumë të tjerë për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, tashmë ka ardhur në zemrat tuaj. Le ta bëjmë realitet me 25 prill votoni Partinë Demokratike për ndryshim. Të gjithë bashkë për ndryshim Lushnja fiton, Shqipëria fiton. Fitore!”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular