BallinaKryesoreBasha nga Divjaka: Edi Rama është dështimi, të gjithë numrin 9 më...

Basha nga Divjaka: Edi Rama është dështimi, të gjithë numrin 9 më 25 prill

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është ndalur në Divjakë për të vazhduar turin e takimeve me qytetarë dhe biznese, ku nuk ka munguar entuziazmi i zakonshëm të qytetarëve dhe simpatizantëve edhe në këtë qytet.

Gjatë ecjes, kryedemokrati ka biseduar me pronar të bizneseve të cilët nga pamundësia për t’i mbajtur hapur, si shpresën e fundit shohin ndryshimin më 25 prill.

Qytetari: Shiko si na e ka lënë biznesin, shiko ku jemi!

Lulzim Basha: Zhveshur!

Qytetari: Zhveshur komplet prandaj presim datën 25 sepse është e pamundur të mbajmë biznesin hapur me tatimet që vijnë nga Fieri, me gjoba, çfarë nuk na bëjnë. Presim me datë 25.

Lulzim Basha: 25-sa do të jetë dita e hapjes dhe zhbllokimit për biznesin dhe për të gjithë Shqipërinë.

Qytetari: Njerëzit nuk ja dalin dot për muajin, jo të kujtohen për të blerë rroba. Është një fukarallëk në maksimum. Shpresojmë, presim.

Lulzim Basha: E di. Kemi qenë pranë jush vite me radhë dhe i dimë hallet dhe problemet njësoj siç i ndjeni ju i ndjejmë dhe ne prandaj kemi formuluar atë program. Kështu që të keni shpresë, të bëhemi të gjithë bashkë. 25-sa do të jetë dita kur t’i japim fund kësaj zbrazëtie, kësaj zhveshje, kësaj ngecje të biznesit të vogël dhe të gjithë Shqipërisë.

Qytetari: Mezi po presim!

Në fjalën përshëndetëse, Basha tha se ndryshimi është një kërkesë e të gjithë qytetarëve shqiptarë për t’i mbyllur derën keqqeverisjes së vendit. Ai gjithashtu veçoi një nga zotimet e qeverisë së tij, që ka të bëjë me anulimin e moratoriumit korruptivë të qeverisë për gjuetinë.

Lulzim Basha: Vëllezër dhe motra ,zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, banorë dhe banore të Divjakës. Divjakës fisnike, Divjakës bujare, Divjakës së punës, Divjakës së qytetarisë, Divjakës që së shpejti do të jetë krenari e Shqipërisë Evropiane. Shpesh kam qenë në mesin tuaj, kam qenë në shtëpitë tuaja, në arat tuaja. Kam qenë në tregun dhe ju kam parë atje baballarët e këtyre të rinjve, fëmijëve, fermerëve të dëshpëruar për pamundësinë për të shitur prodhimet e tyre. Kemi qenë bashkë në çdo vështirësi në këto tetë vite të mbushura me dështime të kryeministrit në ikje.

Dështime që kanë rënë në duart dhe në xhepat tuaja në buxhete tuaja, ju kanë varfëruar, ju kanë tjetërsuar me të padrejtë djersën tuaj, djersën e çmuar të fermerëve të Divjakës, të njerëzve punëtorë, të rinjve dhe të rejave punëtore të këtij vendi. Por kurrë më parë nuk e kam parë Divjakën kaq plot. Plot me shpresë, plot me vendosmëri për ndryshim, për fitore. E di që keni zbritur në këtë rrugë dhe në këtë shesh me zemrat plot me shpresë dhe plote me shpresë duhet ti kemi dit për dit dhe këtë shpresë, këtë bindje për ndryshim që e prek anë e mbanë Shqipërisë të kthehen në votën më të thellë popullore me 25 prill.

Duke votuar për Partinë Demokratike për programin tonë, për numrin 9, keni votuar për programin që do të sjellë bujqësinë shqiptare, bujqësinë e harruar, fermerin e harruar, blegtori e harruar shqiptar të këtyre tetë viteve pranë standardeve europiane me subvencione me mbështetje me kujdes ndaj jush. Plani ynë nuk është gjë tjetër vetëm shpërthim i zgjidhjeve për sfidat tuaja. Hallet tuaj dhe sfidat tuaja kanë qenë hallet e mija dhe të Partisë Demokratike, zgjidhjet tona janë zgjidhje për ju. 25 prilli është dita juaj.

Mos harroni ju dhe vetëm ju me votën tuaj keni në dorë ndryshimin e vërtet për çdo shqiptar. Pasuritë e Divjakës, djersa e banorëve të Divjakës do të kthehet në mirëqenie për ju he fëmijët tuaj, pasuritë që jua kanë tjetërsuar nga tokat e Vedatit tek Begeti i Divjakës gjithçka do të kthehet tek pronarët dhe të të zotit e vërtetë që jeni ju, është Divjaka. Fund monopoleve, fund monopoleve dhe bandave që e kanë marrë peng. Ky është një nga vendet jo i vetmi por një nga vendet më të përshtatshme për ta thënë hapur dhe publikisht dhe një tjetër pjesë të programit tonë dhe të zotim timin.

Si shumë gjëra të tjera në Shqipëri Edi Rama dhe banda e tij monopolizuan gjuetinë së pari e bënë që ti japin rrugë kanalizimit të vendit së dyti e bënë që njësoj siç kanë grabitur dhe grabisin naftën, bregdetin, toka, mineralet, njësoj sikur kanë monopolizuar gjithçka në këtë vend, të monopolizon edhe gjuetinë, dua ti them sot të gjithë anëtarëve të shoqatës kombëtare të gjuetisë se moratoriumi korruptive i Edi Ramës për gjuetinë do të anulohet. Ju jeni një parti, një forcë politike, një familje njerëzish të lirë që besojmë tek ruajtja e faunës dhe e florës, tek ruajtja e mjedisit tek ruajtja e specieve të veçanta, disa prej tyre unike dhe do ta bëjmë këtë në përputhje me standarde, me parimet në përputhje me metodat dhe parimet europiane. Europian dhe jo monopole, me monopole despotike të Edi Ramës, moratoriumi i sotme është monopol, ne do ta heqim.

Duke harmonizuar interesat për mbrojtjen e mjedisit të faunës dhe të florës, duke harmonizuar këto interesa për të cilët të parët  janë të interesuar vetë gjahtarët shqiptar, duke bërë të mundur që turizmi jo vetëm të mos dëmtohet por të mos vuaj nga gjuetia e pa ligjshme, nga miqtë e pushtetarëve dhe kështu në çdo fushë ne do të kthejmë lirinë, mundësin do të kthejmë Shqipërinë tek zotërit e vërtet që jeni ju dhe qytetarë e këtij vendi. Mezi po duroni e di. Mezi po presoni datën 25 e dëgjoj kudo. Ora po vjen, dita po vjen. shumica prej jush, shumica dërrmuese e shqiptarëve, nga votuesit për herë të parë tek votuesit më të moshuar, e kanë ndarë mendjen, duan ndryshim dhe ndryshimi vjen duke larguar të keqen e duke votuar për ne, duke votuar për Partinë Demokratike, duke votuar për programin tonë, duke votuar për ekipin tonë, duke votuar numrin 9. Divjaka ndryshon, Divjaka Fiton.

Kjo fitore nuk do të na përçajë por do të na bashkojë. Në radhët tona janë sot edhe socialistët e zhgënjyer, të tradhtuar, të braktisur, të vjedhur, njësoj si të gjithë shqiptarët e tjerë nga një bandë e cila kurrë nuk i nderoi dhe nuk i respektoi sakrificën e tyre për familjen e tyre politike. Edhe socialistëve të ndershëm shqiptarë i them, mirë se vini në bashkimin më të madh kombëtar. Është bashkimi për ndryshim, është që çdo shqiptar dhe çdo shqiptare do fitojë, është bashkimi me të cilën Shqipëria Fiton.

Ndaj, të fundit ftesë e kam ndaj atyre të cilëve këto 8 vite jua kanë vrarë shpresën. Dua t’ju them se ju kuptoj shumë mirë. 8 vite ku njeriu që kishte fatet në dorë kishte më shumë pushtet se çdokush tjetër që nga koha e Enver Hoxhës, e shkatërroi besimin tuaj te politika, e bëri politikën një fjalë të pisët. Por, politikën e bëjnë të pisët ata që e përdorin për xhepat e tyre. Politika për ndryshim është ajo që i bashkon njerëzit dhe pyetja që duhet t’i shtroni vetes është kjo. Pas 8 vitesh, dështimesh, premtimesh të pambajtura, vuajtje, varfërimi, rritje taksash, rritje e naftës, rritje e energjisë, papunësie, emigracioni.

Tani e keqja po ju troket prapë, për herë të tretë në derë. A do ja hapni derën? A do ja hapni derën për herë të tretë Edi Ramës? Dështimi që e zhyti vendin në krizë, që largoi fëmijët tuaj. A do ta lejoni që të vjedhë të ardhmen e fëmijëve tuaj? Le të bëhemi bashkë për ndryshim me 25 prill. Të gjithë numrin 9, Partinë Demokratike. Divjaka fiton! Shqipëria fiton!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular