BallinaKryesoreBasha vizitë në familjen nga Lushnja: 25 prilli do të jetë ditë...

Basha vizitë në familjen nga Lushnja: 25 prilli do të jetë ditë kthese për të gjithë shqiptarët

Kreu i PD, Lulzim Basha teksa ka vizituar një familje në Lushnje ka kujtuar kohën kur edhe ai vetë u largua nga vendi. Basha thotë se ishte vetëm 18 vjeç kur u largua nga vendi dhe i kujtohet ndjesia që i shkaktoi prindërve të tij.

Ai thotë se më 25 prill do të vijë një qeveri që ka vetëm një qëllim, të ndihmojë familjet shqiptare teksa premton se monopoli dhe oligarkët do të dalin jashtë loje.

”Të tejkalojmë problemet në këto 8 vite. Më e rëndësishme, mos lejojmë të vidhet e ardhmja e fëmijëve tuaj. Kur flasim për dështim, krizë, ajo që spikat në çdo familje, në një ishin 3 breza, në një 2 breza, në tjetër 4 breza, është padurimi për të ndryshuar. Në Lushnje më pritën me një entuziazëm që a thua se ndryshimi kishte ardhur, në zemrat e tyre po.
Rama është pasoja e ngecjes, në ekonomi, integrimi europian, sa më afër Shqipëria me BE, aq më mirë ecën ekonomia. Sa më të fortë ekonomikisht, aq më shpejt anëtarësohemi në BE.

Mos iu shkojë në mendje këtij brezi emigracioni. Këtë po ua them si dikush që 18 vjeç emigroi, për studime.

Si sot më kujtohet ndjesia që i shkaktova prindërve të mi.

Me çfarë merreshit aty, kompani apo të punësuar,

Mbaj mend që atëhere nga Greqia, Italia e më tej u kthyen mijëra familje, shumica hapën biznese. Tani kemi shkallë emigracioni si në vitet 90, gjysëm milioni shqiptar i kemi humbur.

Njerëzit të punojnë me djersën e ballit, këtë vend e ka bekuar perëndia. Shtetin ta kenë në krah, jo kundër. Me gjoba, me taksa të larta, me çmime të larta, nafta e lartë, i dini vetë ju. Kjo nuk është detyrë e qeverisë. Ndaj dhe zotimi kryesor i yni është që pas 25 prillit qeveria të jetë në krah të njerëzve. E para të ulim taksat, të ulim çmimin e naftës, e kemi të tretin më të lartë në botë.

Ajo që do të bëjmë është që për një fëmijë të porsalindur deri 5 vjeç do të ketë një bonus 30 mijë lekë në muaj. Pastaj për fëmijët në shkollë 9-vjeçare e të mesme të paguara nga qeveria. S’dua të them falas, se falas nuk ka këtu. Edhe në universitet, kemi parashikuar që pavarësisht në çfarë niveli ekonomik ka familja, mos mbetet fëmija pa arsim të lartë. Traditë shqiptare që ka shkrirë pasurinë për të arsimuar fëmijët. Tani është koha për të arsimuar brezin e ri. Tarifat universitare janë bërë tmerr tani.

Ça do bëjmë me ekonominë, ne e dimë çfarë ka bërë kjo qeveri. Gjithë pasuritë ja ka dhënë ortakëve. Ne i japim fund, monopolet e oligarkët ikin jashtë loje. Këtu vjen e gjitha. Pa punuar nuk vijnë të mirat materiale. Nëse dikush rri, pasurohet me korrupsion, dhe të tjerët nuk nxjerrin dot bukën e gojës. Rregulla të barabarta, konkurrencë e hapur, trajnim europian për të rinjtë. Po të marrim ekonominë dhe avancimin në BE, e kemi nisur, ne i hoqëm vizat. Të dyja bashkë mundësojnë që brezi tjetër që do të vijë mos ketë më këtë dilemën që të rrijmë këtu apo të ikim. Njëherë keni ikur, erdhët, tani u bëtë pishman. Shumica e të rinjve nuk e shohin veten në Shqipëri. Pse? I kanë të gjitha mundësitë.

25 prilli do të jetë ditë kthese. Për gjithë shqiptarët. Faleminderit shumë. Një qëllim kemi, të ndihmojmë familjet shqiptare. Të ndihmojmë të rinjtë, këta që punojnë, edhe pensionistët. Se dhe pensionistët ditët më të zeza këto 8 vite i kanë pasur.”- tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular