BallinaKryesoreBujar Leskaj me kandidatët e PD takime në Konispol dhe Sarandë :...

Bujar Leskaj me kandidatët e PD takime në Konispol dhe Sarandë : Votojmë për një Shqipëri me mundësi e meritokraci

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Vlorës Bujar Leskaj vazhdon takimet elektorale i shoqëruar dhe nga kandidatët e tjerë të PD. Në vijim ta takimeve z.Leskaj ishte me kandidatët Joli Dine dhe Ina Zhupa në takim më qytetarët në Sarandë, Bërdeshesh dhe Sarandë. Në këto takime sipas z.Leskaj shihet dëshira qytetare për një ndryshim sa më të shpejt dhe mezi po e presin 25 prilli të zbojnë këtë qeveri.
Takimi në Konispol
Konispoli ka nevojë për ndryshim! Dhe banorët e Konispolit jo vetëm që e duan ndryshimin, jo vetëm që e kërkojnë ndryshimin, por edhe e meritojnë! Dhe NDRYSHIMI do të vijë për ta nga vota e përgjegjshme në 25 prill,duke votuar në 25 prill Partinë Demokratike. Vota është arma e çdo qytetari kundër rrënimit, korrupsionit, gjobëvënies së tatimorëve, prapambetjes  arsimore, shkatërrimit të shëndetësisë, largimit masiv të rinisë dhe keqqeverisjes. Ky ishte mesazhi që përcollëm e morëm në takimin me banorët e Konispolit së bashku me kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike, Ina Zhupa dhe Jolio Dine. Pas 18 ditësh vota e tyre nuk do të jetë për atë që  rrënoi dhe varfëroi Shqipërinë dhe që dëshiron të vazhdojë rrugën e varfërimit të shqiptarëve, largimit të rinisë, majtjes peng të së ardhmes europiane. Në 25 prill vota e banorëve të Konispolit do të jetë për Partinë Demokratike, e cila garanton ekonomi të fortë, punësim, arsim më të mirë, shtet të së drejtës, anëtarësim atje ku Shqipëria e ka vendin- në BE! Bashkë do ja dalim më 25 prill!
Takimi ne Berdeshesh
Së bashku me kandidatët e listës fituese të PD, Ina Zhupa dhe Jolio Dine zhvillova sot një takim me banorë në Berdenesh. Me bashkëudhëtarët e rrugëtimit tonë politik për Ndryshimin që kurorëzohet në 25 prill, folëm për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, folëm për programin realist të Partisë Demokratike që mbështet biznesin, fermerin, familjen, rininë, Shqipërinë!
Në këtë fshat, ku dora e shtetit dhe pushtetit është ndjerë për herë të fundit kur qeveriste Partia Demokratike, pashë shpresën dhe dëshirën për Ndryshim!
Janë banorë, të cilët NUK I BESOJNË propagandës së fasadave dhe atij që e rrënoi dhe e varfëroi Shqipërinë:
E mori Shqipërinë me 2.9 milionë banorë dhe e çoi 2.4 milionë banorë.
E mori Shqipërinë me 6 miliardë Euro borxh, e çoi me 13 miliardë Euro borxh.
E mori Shqipërinë me 200 milionë Euro konçesione, e çoi me 2 miliardë Euro konçesione.
E mori Shqipërinë me të gjitha rrugët falas, ka vënë 1 autostrade me pagesë dhe po mendon të bëjë edhe 4 të tjera.
E mori Shqipërinë me 670 km superstrada, e çoi në 670 km superstradë.
E mori Shqipërinë kur shpenzohej për arsimin 2.8% e PBB-së, (premtoi ta çonte në 5%), e çoi 2.4%…
Janë shqiptarë, të cilët i BESOJNË Lulzim Bashës dhe ekipit të tij, që do të ndryshojë mënyrën e qeverisjes, të kontratës  me shqiptarët, kontratë e cila ndërtohet mbi bazën e angazhimeve dhe jo të premtimeve, ngrihet mbi transparencën, llogaridhënien, përgjegjshmërinë dhe integritetin.
Janë qytetarë të përgjegjshëm që kërkojnë Ndryshimin.
Vota për numrin 9, vota për PD, garanton ekonomi, punësim, arsim më të mirë, shtet të së drejtës, anëtarësim atje ku Shqipëria e ka vendin- në BE!
Pas 18 ditësh votojmë për një Shqipëri me të ardhme, me mundësi e meritokraci.
Takimi ne Sarande
Zhvillova sot një takim me strukturat e degës së PD Sarandë dhe kandidatët për deputetë, Ina Zhupa dhe Jolio Dine. Theksova se për 18 ditë Partia Demokratike do të ndryshojë mënyrën e qeverisjes, të  kontratës me shqiptarët, kontratë e cila ndërtohet mbi bazën e angazhimeve dhe jo të premtimeve, ngrihet mbi transparencën, llogaridhënien, përgjegjshmërinë dhe integritetin. Bashkëbisedim me strukturat për maksimalizimin e përpjekjeve që me votën tonë të lirë në 25 prill të rrëzojmë sektin Rama. Të gjithë demokratët, qytetarët e përgjegjshëm që kërkojnë ndryshimin duhet që në 25 prill të votojnë numrin 9, Partinë Demokratike, të votojnë ardhmërinë. Vota për PD garanton ekonomi, punësim, arsim më të mirë, shtet të së drejtës, anëtarësim atje ku Shqipëria e ka vendin- në BE! Kandidatët Ina Zhupa dhe Jolio Dine folën për fushatën qytetare që po zhvillon PD derë më derë, angazhimin e strukturave dhe besimin për fitoren.
Pas 18 ditësh votojmë për një Shqipëri me mundësi e meritokraci.
Pas 18 ditësh Saranda nuk do të votojë dështimin, por PD dhe NDRYSHIMIN!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular