BallinaAktualitetBujar Leskaj zhvillon Akademi Përkujtimore me temë “Figurat politike dhe historike të...

Bujar Leskaj zhvillon Akademi Përkujtimore me temë “Figurat politike dhe historike të Delvinës”

Nga Bujar Leskaj

Zhvilluam sot në Delvinë një Akademi Perkujtimore me temë “Figurat politike dhe historike të Delvinës”.
Në këtë veprimtari merrnin pjesë studiuesi Ndriçim Kulla dhe z. Dorian Nepravishta.
Në historinë e saj të cdo periudhe Delvina ka spikatur me një mori personalitetesh, që janë shquar pothuajse në te gjitha fushat e aktivitetit politik e intelektual të zonës dhe të Shqipërisë. Ndaj ky aktivitet kishte një rëndësi të veçantë.
Në veprimtarinë të cilën e moderoi dr. Ndriçim Kulla, foli ndërmjet të tjerash për figurën e Astrit Delvinës, si një shkrimtar disident, i persekutuar dhe i përndjekur nga regjimi komunist. Për këtë figurë zoti Kulla u ndal veçanërisht në veprat e tij të zbuluara kohët e fundit, për të cilat ai ka përgatitur edhe një botim dhe studim cilësor.
Në fjalën time u ndala tek figura e Sulejman Delvinës, si njëra nga figurat më të rëndësishme dhe më madhështore të Delvinës, Labërisë e të krejt kombit tonë në shekullin e tij më vendimtar.
Personaliteti i S. Delvinës qëndron pas Ismail Qemalit si një hallkë lidhëse që bashkon një grup burrash që personifikojnë historinë moderne të Shqipërisë.
Fola për rolin e tij si përfaqësues i kolonive shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris, për erudicionin e tij të gjerë; për rolin e tij të rëndësishëm si kryeministër i shtetit të parë shqiptar, por edhe për kontributin e tij të veçantë në Luftën e Vlorës.
Shkrimin e plotë e gjeni në www.bujarleskaj.com
Zoti Dorian Nepravishta foli për figurat e shquara të Delvinës jo vetëm në histori, por edhe në kulturë e sport.
U ndal veçanërisht tek figura e Avni bej Delvinës, për Namik Delvinën si firmëtar i Pavarësisë në vitin 1912, si edhe në figurat e njohura e të shquara të Agim Aliajt, Limos Dizdarit, Leka Totos, Panajot Panos, etj.
Partia Demokratike gjithmonë i ka nderuar dhe respektuar figurat e ndritura të historisë së Shqipërisë, artit, kulturës dhe sporteve. Ndaj zhvillimi i aktiviteteve të tilla edhe në kohë fushate politike dëshmon për qytetarinë, pozitivitetin, modernitetin, dashurinë për Shqipërinë dhe kulturën që Partia Demokratike ka në gen dhe përçon.
Në mbyllje të takimit premtuam që të zhvillojmë një aktivitet më të gjerë shkencor në Tiranë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular