BallinaAktualitetBushati: Një grusht punonjësish të Albcontrol treguan se alternativa është e mundur

Bushati: Një grusht punonjësish të Albcontrol treguan se alternativa është e mundur

Analisti Andi Bushati, në një opinion të publikuar në portalin Lapsi.al, shkruan se një konflikt banal për disa punëtorë që kërkojnë të drejtat e tyre, mori përmasa groteske pas akuzave të kryeministrit Edi Rama për grusht shteti.

“Pasi kemi dëgjuar gjithë këtë batare që na ka bombarduar gjithë ditën, çdokush ka mundësi të ngrejë një pyetje të thjeshtë: Po sikur qeveria të kishte pasur veshë, po sikur t’i kishte dëgjuar dhe jo persekutuar, ata vetëm 65 punëtorë, a do qe ngritur ky konspiracion? A do kishin përfituar Sala apo Likja? A do i jepej mundësia Albin Kurtit të vinte në punë fijet e nëndheshme? A do qe e nevojshme të mësyhej Rinasi me autoblinda? A do kërcënohej kaq rëndë siguria kombëtare? A do shmangej, në fund të fundit, grushti i shtetit? A do pengoheshim dot vaksinat e Erdoganit, që po i këmbejmë me çmimin e mbylljes së shkollave dhe dorëzimit të Gylenistëve?

Natyrisht, të gjitha këto tam-tame mund t’i kishim mënjanuar. Por ne u futëm, të gjithë, në këtë vorbull, sepse thjesht udhëhiqemi nga njerëz që nuk dinë më të dëgjojnë të tjerët, që nuk kanë mjet veç arrogancës, që nuk kanë argument veç presionit, që janë zhveshur nga çdo refleks i jetës demokratike.  

Vetëm qenie të tilla janë në gjendje ti japin një konflikti banal, një përplasjeje për çështje pagash, përmasat e një grushti shteti.

Ajo që ka ndodhur është e thjeshtë.

Pandjeshmëria e tyre për të kuptuar të ndryshmin dhe lehtësia për të shkelur me këmbë këdo që nuk bindet, prodhoi këtë tymnajë komplotiste. Prandaj zgjidhja është në dorën tonë. Ose ta pranojmë nënshtrimin dhe jetën në këtë makth të sëmurë, ose t’i ndalim, t’i lidhim, t’i izolojmë ata që paaftësia për tu përballur me problemet e vërteta, i shtyn të prodhojnë një realitet konspirativ.

Një grusht punonjësish të Albcontrol treguan se alternativa është e mundur. Mjaftuan kërkesat e tyre të thjeshta për të shndërruar lehtësisht në groteske botën propagandistike që na rrethon,” shkruan Bushati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular