BallinaKronikeDaily Mail: Shqiptarët drejtojnë ‘shtëpitë e barit’ në Angli, hiqen si viktima...

Daily Mail: Shqiptarët drejtojnë ‘shtëpitë e barit’ në Angli, hiqen si viktima të trafikimit (FOTO)

Bandat shqiptare të drogës që drejtojnë fermat e kanabisit në të gjithë Britaninë po paraqiten si viktima të skllavërisë moderne dhe trafikimit njerëzor për të shmangur ndjekjen penale.

Shefat e policisë kanë parë një rritje të ndjeshme të rasteve në Ballkanin Perëndimor duke përdorur Mekanizmin Kombëtar të Referimit (MKR) në vitet e fundit – një mjet i përdorur për të nxjerrë në pah rastet e mundshme ku njerëzit mund të jenë shfrytëzuar, shkruan Daily Mail.

Por oficerët që hetojnë trafikun e drogës sugjerojnë se vlefshmëria e shumë pretendimeve të tilla është ‘shumë e diskutueshme’. Nga 10 613 viktima të mundshme të trafikimit, skllavërisë dhe punës së detyruar të referuara në MKR vitin e kaluar, 452 – më shumë se katër për qind – ishin shqiptarë, tregojnë shifrat.

Burimet thanë se kishte pasur një ‘rritje alarmante’ të migrantëve të paligjshëm që kërkonin referime, që do të thoshte që ata donin të shmangin ndalimin, të ngadalësojnë dëbimin dhe në disa raste t’i shpëtojnë dëbimit përfundimtar nga shteti britanik. Policia në Derbyshire po vëren një prirje të shqiptarëve të arrestuar në trafikun e drogës që shpesh pretendojnë të jenë viktima të skllavërisë.

Ndihmësi i shefit të policisë Dejv Kirby i tha gazetës: ‘Nuk ka dyshim se është një taktikë e njohur. Mund ta imagjoni se këto grupe kriminale shumë të mirë-organizuara do të jenë aq të zgjuara sa të thonë, se janë viktimë. Sekretari i Brendshëm Priti Patel tani po mbikëqyr planet për të hedhur një përcaktim të ri të ‘rendit publik’, i cili do të lejojë shefat e policisë të refuzojnë mbrojtjen e NRM ndaj atyre që kryejnë krime të rënda ose kërcënojnë sigurinë kombëtare.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular