BallinaAktualitet‘I morën sikur të ishin Bin Laden’, shoqërohen 30 kontrollorë, menaxheri i...

‘I morën sikur të ishin Bin Laden’, shoqërohen 30 kontrollorë, menaxheri i hotelit: Morën dhe dy punëtorët tanë

Një repezalje e vërtetë është ajo që ka ndodhur rreth mesnatës në Rinas, ku janë shoqëruar dhunshëm nga policia të paktën 30 kontrollorë të Albcontroll. Fax neës ka qenë mbrëmjen e djeshme në Rinas, ku ka transmetuar live momentet e shoqërimit, por edhe një dëshmi të menaxherit të një hoteli, ku po qëndronin kontrollorët.

Ai tha se punonjësit e policise kanë shkuar pa asnjë urdhër shoqërimi, dhe se mes personave që janë çuar në komisariat janë dhe dy punonjës të hotelit. “Ishte sikur po arrestonin Bin Ladenin jo kontrollorët. Morën dhe dy punonjës të hotelit”, ishte dëshmia e menaxherit të hotelit.

Burimet saktesojnë se numri i personave të shoqëruar ka shkuar mbi 30, ndërsa mes tyre është edhe Flora Ndreca, menjëherë pasi ka dhënë intervistën e saj në emisionin e Blendi Fevziut. Mes personave të shoqëruar janë edhe: Rei Katroshi, Armando Fezga, Mohnir Mezini, Sokol Kosta, Elton Shabani si dhe dy persona të tjerë.

Edhe pse Rama dhe Balluku u dhanë kohë kontrollorëve që të ndryshonin qëndrim deri mëngjesin e sotëm, duket se pabesisht gjatë mesnatës ata kanë vënë në jetë planin për shoqërimin e tyre, ndërkohë që prej mesditës në Rinas ka shkuar dhe ushtria.

Puna në Aeroportin e vetëm të vendit është e pezulluar prej ditës së djeshme, deri në orën 10 të paradites së sotme, dhe mbetet për t’u parë nëse një pjesë e kontrollorëve do të kthehen në punë, duke rënë pre e presionit të qeverisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular