BallinaAktualitetKontrollorët kundërshtojnë arrestimin: U ndaluam mbi bazë të SMS-ve. Avokati: S’ka vepër...

Kontrollorët kundërshtojnë arrestimin: U ndaluam mbi bazë të SMS-ve. Avokati: S’ka vepër penale

Avokati i  kontrolloreve, Rezart Kthupi në një komunikim për mediat tha se tre kontrolloret e ndaluar akuzohen për “shpërdorim detyre” tha se procesverbalet janë firmosur me kundërshtime.

Ai gjithashtu theksoi se një nga kontrollorët, Armando Fezga, prej pak kohësh ka kaluar koronavirusin dhe nuk është në kushte të mira për të përballuar ndalimin.

Avokati tha se askush nga personat e arrestuar nuk ka indicie që të largohet nga vendi, ndërsa me humor shtoi se dhe në rast se duan nuk mund të largohen, për shkak se avionët nuk punojnë.

“Sapo kanë përfunduar procedurat për ndalimin e tre kontrollorëve, akuza është ‘shpërdorim detyre në bashkëpunim’, kjo është sa i takon pjesës informative. Zoti Fezga sapo ka kaluar Covidin, nuk është në kushtet më të mira për të përballuar ndalimin në paraburgim. Është një akuzë që nuk mund t’iu komunikohet atyre, se nuk janë funksionarë publikë.

Personat e ndaluar e kanë kundërshtuar ndalimin e tyre, nuk e di nëse një person mund të ndalohet për komunikime në Whatsapp. Dmth është një akuzë që është ngritur në bazë të komunikimit në grup.

Të bëjmë një sqarim, është e vërtetë që Albcontrol është me vetëfinancim, por është në pronësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjitikës, e cila kishte të gjitha mundësitë që të merrte hua, sikurse ka marrë në vitin 2019 për investime.

Është pretendim që nuk ka asnjë provë që ta provojë, të gjithë kontrollorët kanë qenë sot këtu, dhe me çfarë baze do largohen pasi avionët nuk punojnë,” tha avokati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular