BallinaAktualitetNuk ndalen skandalet/ Doganat shqiptare, vendi ku përplasen bandat

Nuk ndalen skandalet/ Doganat shqiptare, vendi ku përplasen bandat

Ndërsa dita e zgjedhjeve po afrohet, njerëzit e pushtetit duket se po përpiqen të marrin sa më shumë nga ‘tepsia’.

Nga disa raportime, bandat e pushtetit po ndeshen ndërmjet tyre si në skenarët e filmave aksion. I tillë ishte dhe spektakli që na servirën në ditët e fundit të marsit, banditët e Antikontrabandës (kontrabandës) të vendosur në postet e shefit të Departamentit Operativ Hetimor, Eldi Hoxha, dhe përgjegjësit  të Kontrabandës Tokësore, Alban Dushku që u ndeshën ndërmjet tyre për zonat e influencës dhe copën e tortës së mbetur të pushtetit.

Para disa ditësh u bllokuan në Doganën e Tiranës një sasi mallrash të falsifikuara nga Turqia me vlerë mbi 200 milionë lekë. Mallrat e bllokuara ishin rroba firmato që mbajnë etiketën e firmave të njohura, por që janë të falsifikuara.

Mjeti u bllokua dhe u rrethua me shiritat e doganës, por vetëm në fund të ditës, për arsye të paditura, u lirua edhe pse u denoncua në shumë media në kohë reale.

Burime të sigurta nga brenda doganës bëjnë me dije se pati një konfrontim të ashpër që degradoi deri në konfrontim fizik ndërmjet Alban Dushkut dhe Eldi Hoxhës e Jonad Çelës, dy persona pa eksperiencë, por që akuzohen për ryshfete të mëdha dhe janë njerëzit më të afërt të Genti Gazhelit, drejtorit të Përgjithshëm të Doganave.

Raportohet se Gazheli është tensionuar shumë nga kjo situatë dhe ka pezulluar menjëherë Alban Dushkun dhe ka marrë situatën në dorë duke kryer kontroll fiktiv në mjetin e bllokuar. Tensionimi ka ardhur edhe pasi transportuesi i mallrave është një biznesmen i njohur për lidhjet me pushtetin, por edhe për shkeljet e shumta në fushën e shkeljeve doganore dhe evazionit fiskal.

Po kush janë aktorët e kësaj përplasjeje?

Alban Dushku, përgjegjës i Sektorit të Antikontrabandës Tokësore, i cili është një emër i përfolur para pesë vitesh pasi është proceduar penalisht për falsifikim dokumentesh pronësie në  çështjen e titulluar “Petrela”.

Eldi Hoxha, shefi i Departamentit Operativ Hetimor, një nga pjesëmarrësit e grupit të ‘Çunave problematikë’ të ‘tërmetit të Gjiknurit’ në dosjen 184 në Dibër.

Jonad Çela, ish-shefi i kabinetit të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe aktualisht përgjegjës turni te Dogana e Tiranës, i besuari i Genti Gazhelit, personi që mbyll pazaret e tij si në Albpetrol dhe në doganë, i cili pa asnjë lloj eksperience është emëruar shef turni në Doganën e Tiranës, në shkelje të të gjitha procedurave të emërimit në administratën publike.

Genti Gazheli, drejtori i Përgjithshëm i Doganave, njeriu që u bë i njohur në media si ambasadori që i ktheu shpinën Alvin Berishës (djalit të rrëmbyer në kampet e Sirisë).

Në media u denoncua gjithashtu se pazaret e njëpasnjëshme të shefit të DOH, Eldi Hoxha dhe shefit të turnit, Joland Çela, dhe lënia jashtë këtyre pazareve e Alban Dushkut, është bërë shkak për kontrollet e Antikontrabandës.

Përplasjet janë intensifikuar dhe Alban Dushku, duke e ditur se me kë ka të bëjë, ka denoncuar menjëherë në instancat më të larta që atë ditë për ngjarjen dhe allishverishet. Madje ka edhe sms të tij që paralajmëron “se po i kërcënohet jeta për shkak se po kryen detyrën me ndershmëri”.

Për këtë arsye janë paraqitur dhe forca të Komisariatit të Policisë Vorë për ta marrë në ruajtje gjatë kryerjes së detyrës, megjithatë ato e kanë gjetur të pezulluar nga Gazheli me urdhër për t’u larguar nga vendngjarja menjëherë.

Disa ditë pas këtij pezullimi, me datë 31.3.2021, Alban Dushku u transferua me urdhër të Gazhelit si specialist në Drejtorinë e Antitrafikut në Dogane ku ndenji vetëm 24 orë, pasi ‘padrinot’ e tij në PS urdhëruan kthimin në drejtorinë e mëparshme me datë 1 prill dhe me datë 2 prill, me ndërhyrje nga lart menjëherë Albani u kthye në detyrën e mëparshme si përgjegjës i Antikontrabandës Tokësore, në detyrën e përgjegjësit të sektorit të Antikontrabandës Tokësore.

Duhet bërë me dije se edhe pse kohë fushate, në Drejtorinë e Doganave po bëhen lëvizje dhe emërime si dhe betejë ndërmjet klaneve në PS.

E tillë ishte zëvendësimi i kryetarit të Doganës Tiranë (njeriu i Arben Ahmetajt)- i denoncuar edhe në media- me të besuarin e Gaz Demit. Por edhe kjo lëvizje zgjati vetëm një fundjavë, dhe në krye të javës, i besuari i “Tigrit të financave” u rikthye në krye të Doganës së Tiranës.

Ndërsa drejtuesit kryesorë të doganave përplasen ndërmjet tyre, krimi dhe kontrabanda lulëzojnë. Kështu vetëm pak ditë më parë strukturat e Antidrogës në Polici (të detyruara nga strukturat ndërkombëtare) kapën 49 kg kokaine në një kontenier me banane të ardhur nga Ekuadori

Mos ndoshta e gjithë kjo luftë brenda llojit ka të bëjë me hapjen e rrugëve për ‘Çunat problematikë’ për sa më shumë “banane” pasi fushata do shumë lekë???

Dokumentet që tregojnë rikthimin e shpejtë të Dushkut në detyrë:

Image

Image

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular