BallinaKryesorePritje madhështore në Cërrik/ Basha: Ndryshimi është në dorën tuaj

Pritje madhështore në Cërrik/ Basha: Ndryshimi është në dorën tuaj

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, është pritur me entuziazëm nga qytetarë dhe simpatizant në qytetin e Cërrikut. Duke i falenderuar për mikpritjen, ai tha se pas 8 vite dështim dhe keqqeverisje, njerëzit nuk durojnë më. Për këtë Basha kërkoi votën më 25 prill, që t’ja mbyllim të keqes derën dhe të filloj rruga e ndryshimit.

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj dhe të reja, banore dhe banorë të Cërrikut, faleminderit nga zemra për këtë pritje në këto vite të vështira për Cërrikun dhe Shqipërinë! – tha Basha. –  Jemi takuar në momente dramatike për familjet tuaja.

Mbaj mend takimet në atë lokal aty kur vendosi të rriste çmimin  e energjisë, në tetor të vitit 2014. Mbaj mend takimin në lokalin tjetër në rrugën atje pasi rriti çmimin e naftës, pasi vendosi TVSH-në për bizneset e vogëla, kur hoqi familjet nga ndihma e ekonomike, kur shpunësoi  mijëra baballarë dhe nëna pa pyetur as për ta as për fëmijët e tyre. 8 vite dështime, 8 vite varfërim, papunësi. 8 vite premtime të pambajtura, sot një njeri në pozitën e tij duhet të kishte vetëm dy fjalë në gojë dhe të largohej.

T’i thoshte çdo shqiptari, çdo prindi, çdo fëmije, çdo nëne dhe baballarë, çdo gjysheje dhe çdo gjyshi më fal dhe të largohej. Por Edi Rama dy herë ka ardhur në dyert tuaja dhe ka trokitur, është futur përdhunshëm brenda dhe ka shkatërruar familjet, shtëpitë ekonomitë.

Tani po troket për herë të tretë. Do t’ia hapni derën? Kudo nëpër Shqipëri po e diskutonim me miqtë që po ecnim tani së bashku kudo dëgjoj ndiej, prek vendosmërinë e shqiptarëve për ndryshim.

Dhe fjalët që dëgjoj më shumë janë dy: Nuk durohet më, një orë e më parë nuk durohet më, mezi po presim me 25 prill dhe e dyta që dëgjoj është tani është në dorën tonë. Në të vërtetë tani është në dorën tuaj. Bashkë për ndryshim, Cërriku fiton, Elbasani fiton, Shqipëria fiton!” – tha Basha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular