Protesta e kontrollorëve të trafikut ajror, zyrtarë të lartë pritet t’i nënshtrohen hetimit

0

Dokumentacioni i AlbControl, kontratat e punës të kontrollorëve po sekuestrohen nga prokuroria e Tiranës që ka nisur hetim për shpërdorim detyre. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se hetimit pritet t’i nënshtrohen dhe zyrtarë të lartë.

“Në orët e vona të mbrëmjes së kaluar Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka çelur një hetim penal lidhur me situatën e krijuar në aeroportin e Rinasit ku pas bojkotit të punës nga ana e kontrollorëve është paralizuar gjithë puna dhe nuk ka pasur asnjë avion të jetë ulur apo të jetë ngritur nga pikëpamja e aeroportit më të madh në vend. Burime zyrtare pranë organit të akuzës bëjnë me dije se hetimi ka nisur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Prokuroria është duke sekuestruar të gjithë dokumentacionin, si kontratat e punës, por edhe është duke marrë në pyetje të gjithë kontrollorët që pretendojnë se janë të paaftë përkohësisht për të kryer punën për shkak të stresit të krijuar edhe nga përhapja e COVID-19 dhe më pas do të ketë dhe një rimarrje të tyre në pyetje lidhur me pretendimet që kanë ngritur. Ky bojkot i kontrollorëve ka sjellë dhe bllokim të punës duke sjellë një dëm të madh ekonomik, ndërkohë që janë dhjetëra qytetarë që nuk kanë mundur të fluturojnë.
Hetimit pritet t’i nënshtrohen dhe zyrtarë të lartë të cilët kanë pasur informacion për mënyrën se si po rrjedhin ngjarjet dhe se si mund të shkohej në paralizimin e punës në aeroportin e vetëm në vend”, raportoi gazetarja Klodiana Lala.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.