BallinaAktualitetGreva e kontrollorëve/ Artur Zheji: Rama e agravoi me qëllim për të...

Greva e kontrollorëve/ Artur Zheji: Rama e agravoi me qëllim për të bërë filmin “Grusht shteti”

Analisti Artur Zheji thotë se Rama me qeverinë mezi prisnin një ngjarje të tillë për të treguar muskujt. Ai thotë se me qëllim nuk u përdorën negociatat, por Rama e agravoi me qëllim për të bërë filmin “Grusht shteti’’.

Zheji i ftuar në emisionin “Pikat mbi i’’ në News24 ka folur për grevën e kontrollorëve të Albcontrol dhe rolin e Ramës në të.

Ai po ashtu thotë se kryeministri e përdori gjithë situatën për qëllime elektorale duke treguar se kush është ‘bosi’ dhe në fund morali del për të votuar atë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Thjesht doja që mos ftohej pika më pikante e arsyetimit. Qasja ime është, paksa ndryshe. Unë mendoj se këtu kemi të bëjmë me një reagim, qëllimisht të fortë, proporcional.

Unë që nxjerr pistoletën dënohem, jo ai që gjuan me gurë. Duket sikur mazhoranca, kryeministri dhe ato gjymtyrët e veta më plastike, mezi kanë pritur të kishte ngjarje për të treguar muskujt përtej normales. Për të trembur shqiptarët, pë të thënë zoti i shqipërisë jam unë. Që unë vendos kur shërohet Shqipëria, autoriteti policor e ushtarak më nënshtrohet mua.

Rama punon me film, sheh filmin grusht të shtetit. Ai duhet të ketë 2-3 ideatorë djallëzorë. Direkt Meta e Berisha. Dy ekzekutorët, ishin kontrollorët. Tre koordinatori okult i ekzekutorëve, leshko.

Rrezikshmëria e grushtit të shtetit për t’u marrë peng aeroporti, aktivizojmë ushtrinë. I duhet Ramës për të bërë të besueshme atë që tha. Nuk është ekzagjerim emocional, por etiketim i qëllimshëm për parakalimin e forcave. Për qëllime elektorale, thotë unë jam bosi, këta janë të këqijtë, tenuan grusht shteti, morali në fund më votoni mua.

E mori një fije shkrepëse dhe e bëri zjarr. Nuk them unë se i futi kontrollorët vetë në grevë.

Pse nuk u përdor negociata? Me qëllim. Nuk mund të besoj që kryeministri jonë është i çmendur. Unë mendoj që enkas, kryeministri e përdori këtë situatë, e agravoi këtë situatë. I duhej e agravuar. E tensionuar. Që të këqijtë, kundërshtarët politikë të bllokojnë vaksinat ,aeroportin, Berisha, Meta, e bëri, e keqja dhe e mira. Zbarkuan çlirimtarët turko-grekë. Nuk thashë që e kam shpikur. I ka ardhur kjo situatë. Ndoshta dhe e ka mirëpritur. Kishte dy mënyra. Nëse themi, që Rama nuk është i çmendur. Dhe Rama është i mënçur. Nëse biem dakord tek kjo, atëhere si vepron një i mençur. Pyetja ime është, si vepron, veprimi i njeriut me mençuri mesatare vepron kështu. Merr Ballukun, shko hidhi ujë zjarrit. Nuk dua sherre, debate gjatë fushatës. Nëse Balluku do të kishte kartën nga kryeministri, do e zgjidhte, qoftë përkohësisht. Ta shuante zjarrin apo ta ndizte? Ai bëri atë që nuk pritej, e ndezi zjarrin. Grusht shteti ësthë fjalë e madhe, u trajtuan si armiq ata, jo si punonjës të kualifikuar të pakënaqur. U përgjuan, arrestuan, dhe u nxorën para popullit si maskarenj që paguhen shumë. Ky operacion i del me sukses elektoral atij. 15 ditë para ikjes potencialet e tij për kryeministër për mandatin e tretë”, – tha Zheji.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular