BallinaKryesoreVendimi i Gjykatës së Arbitrazhit për Beketin/ Sekuestro politike, sepse televizioni kritikonte...

Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit për Beketin/ Sekuestro politike, sepse televizioni kritikonte Ramën

Vendimi për sekuestrimin e Agon Channel nga shteti shqiptar ishte një vendim politik dhe i pabazuar në prova për akuzat e ngritura nga qeveria Rama.

SYRI TV zbardh vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit, ku theksohet se vendimi ishte politik për shkak të kritikave që kjo media i bënte kryeministrit Edi Rama.

Ky pretendim është pranuar nga gjykata edhe për faktin se një zyrtar i lartë i qeverisë ja ka shprehur këtë investitorit italian, duke i kërkuar që të mos kundërshtojë shtetin.

Zbardhet vendimi Gjykata e Arbitrazhit në Uashington që vendosi përfundimisht se shteti shqiptar duhet të paguajë plot 110 milionë euro për sipërmarrësin italian, Franccesco Becchetti, pas mbylljes politike të televizionit ‘Agon Channel’.

Në paragrafin 724 të këtë vendimi Gjykata ka arritur në përfundimin se hetimet penale filluan nga qeveria Rama që ishte e afërt me stacionet e tjerë televizive konkurrentë të ‘Agonset’ sepse ky i fundit ishte një kanal kritik ndaj qeverisë, dhe se ka mangësi thelbësore të bazës faktike të akuzave të ngritura në këtë proces penal.

Vendimi ICSID

‘724. Kur merren së bashku të gjitha çështjet e diskutuara në paragrafët 708 deri në 719 më sipër, mbështesin fuqimisht konkluzionin se Vendimet e Sekuestrimit ishin kulmi i një fushate politike kundër Paditësve.

a. Hetimet penale filluan nga një qeveri që ishte pranë konkurrentëve tregtar të Paditësve, operatorëve dominantë të stacioneve televizive, ndaj një kanali që ishte kritik ndaj qeverisë.

b. Në fillim të këtyre hetimeve, një përfaqësues i qeverisë në mënyrë eksplicite deklaroi se Becchetti duhet të fliste me një nga ata konkurrentë nëse dëshironte të kuptonte pse investimet e Paditësve ishin nën hetim dhe se nuk ishte një ide e mire te kundërshtojë shtetin.

c. Kishte mangësi thelbësore në bazën faktike të akuzave mbi të cilat mbështeteshin hetimet penale. Kur iu kërkua nga INTERPOL-i të justifikonte akuzat mbi të cilat mbështeteshin urdhër-arrestet, Shqipëria nuk e bëri këtë.

d. Sapo u nxorën Vendimet për Sekuestrim, Kryeministri deklaroi ‘luftën’ e tij kundër investitorëve si paditësit si një ‘sukses’ dhe vijoi duke kërcënuar gjyqësorin mbi bazën se ai ishte disi i implikuar në shkeljet e supozuara të këtyre investitorëve.’

Gjithashtu, në Vendimin ICSID, në paragrafin 718 të tij, Gjykata ka arritur në konkluzionin se mangësitë thelbësore të bazës faktike të akuzave penale mbështesin më tej arritjen e konkluzionit se motivet e Shqipërisë në këtë proces penal nuk ishin bona fide dhe në interes të publikut.

Vendimi ICSID

‘718. … Siç është theksuar, pyetja është nëse, në thelb, Paditësit arrijnë të provojnë se veprimet e Shqipërisë ishin të motivuara nga një fushatë politike kundër tyre. Edhe nëse do pranonim që ekziston një dyshim i arsyeshëm për akuzat që formojnë bazën e hetimit penal, mangësitë thelbësore të bazës faktike që identifikuan Paditësit mbështesin më tej daljen në përfundimin se motivimet e Shqipërisë nuk ishin në bona fide [mirëbesim] dhe në interes të publikut.’

Dhe po ashtu, në paragrafin 725 të Vendimit ICSID, Gjykata del në përfundimin se sekuestrimi dhe marrja e Agonset nga Shqipëria nuk ishte një ushtrim i ligjshëm i kompetencave të saj proceduese hetimore

725. Prandaj Gjykata pranon pretendimin e Paditësit dhe del në përfundim dhe konstaton se marrja e Agonset nga Shqipëria nuk ishte një ushtrim i ligjshëm i kompetencave të saj proceduese hetimore. Prandaj, investimet e z. De Renzis, z. Becchetti, zj. Grigolon dhe Hydro në Agonset u shpronësuan në shkelje të nenit 5 të Traktatit.

Tashmë ky vendim është i formës së prerë dhe qeveria shqiptare nuk ka asnjë mundësi veç ti paguaj biznesmenit italian Francescko Beketi shumë prej 110 milionë euro.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular