BallinaShow BizzI erdhi një ofertë tunduese, por Olsi Bylyku e refuzoi! Ja arsyeja...

I erdhi një ofertë tunduese, por Olsi Bylyku e refuzoi! Ja arsyeja pse aktori qëndroi në “Klanifornia”

Olsi Bylyku ka folur së fundmi rreth karrierës së tij gati 6-vjeçare dhe lëvizjes në tre emisione humori deri më tani.

I ftuar në“Ora News”, ai ka zbuluar se ka pasur një ofertë shumë të mirë nga emisioni i ri i humorit “Kosherja”, por nuk ka pranuar.

Arsyen ai e ka treguar, duke thënë se ishte vetëm për shkak të stabilitetit të tij artistik.

Po, më ka ardhur një ofertë. Por nuk e pranova, sepse mendova që është një kosto për mua në lidhje me stabilitetin tim artistik. Për pesë vjet karrierë dhe unë kam ndërruar 3 emisione.

Sigurisht që më ofruan një pagesë shumë të mirë, plus është kënaqësi të punosh me Altin Bashën, Besin dhe gjithë aktorët e Kosheres. Por ky refuzim u bë vetëm për stabilitetin tim artistik.

Për mendimin tim, në pesë vite të ndërrosh 3 emisione nuk krijon një stabilitet se ku të shohin njerëzit ty vazhdimisht. Kështu që mendova që do mbaroj një cikël, ose ndoshta ai cikël nuk do vijë kurrë, sepse ndoshta do të jem gjithmonë në ‘Klanifornia’.

Por në një të ardhme sigurisht të gjitha ofertat janë të pranueshme, për sa kohë që ne jemi kthyer si futbollistët. Një skuadër që jep më shumë (para), të blen. Unë kam pasur ofertë edhe nga ‘Portokallia’, por sapo kisha shkuar në ‘Klan’ dhe lëvizja ishte e pamundur”, – tha Olsi.

Aktori shtoi se oferta nga “Portokallia” sigurisht që kishte qenë e majme, por për shkak të stabilitetit artistik, nuk e pranoi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular