BallinaKryesoreInvestitori anglez: Kërkoj 170 mln euro në Arbitrazh, si më shkatërroi Rama...

Investitori anglez: Kërkoj 170 mln euro në Arbitrazh, si më shkatërroi Rama investimin në bregdet

Pas gjyqit 110 milionë euro të humbur me Francesco Becchetin, Shqipëria mund të përballet shumë shpejt me një tjetër gjyq të humbur në Gjykatën e Arbitrazhit, ku fatura mund të shkojë deri në 170 mln euro.

Rasti bëhet publik për herë të parë, eksluzivisht në A-Show me gazetarin Adi Krasta, ku në lidhje skype nga Londra, shqiptaro-anglezi Aldi Celi dhe sipërmarrësi britanik Michael Wilson, kanë treguar në një intervistë të gjatë të gjithë peripecinë e tyre, ku në vitin 2013, qeveria Rama bllokoi për rishqyrtim të gjitha projektet e dhëna nga qeveria e mëparshme, midis të cilëve edhe një resort turistik në fshatin Gosë të Kavajës me vlerë rreth 1.2 miliard euro të miratuar nga qeveria Berisha, që kishte filluar të ndërtohej.

Intervista plotë e z. Wilson për A-Show

Krasta: Është viti 2012 ku qeveria e kohës i jep të drejtë një sipërmarrësi britanik të bëjë një investim prej 1.2 miliard euro dhe vjen qeveria e re dhe sot ka një përballje arbitrazhi.

Aldi Celi: Unë personalisht jam me këtë grup investimi, nga puna që bëj në Londër, që nga viti 1995 dhe kishin një interes shumë të veçantë për Shqipërinë sepse e shikonim si vendi i fundit që kishte një oportunitet të mirë në Evropë. Kjo kompani kishte interes në Gosë të Kavajës. Kur u takova unë me këta, këta e kishin përfunduar të gjithë punën e tyre me qeverinë shqiptare. Kjo është një kompani e krijuar në Britaninë e Madhe dhe kishin edhe një bankë të vetën që e përdornin për investime në botë, Gjatë vitit 2012 hyra si promotor për Shqipërinë dhe si ekspert që mund të isha nga ana juridike, ose nga problemi i pronësisë. Këto e panë që si çdo gjë tjetër edhe këtu punët varen nga qeveria. Kolegu im Wilson, krijoi mundësinë për takimin me qeverinë. Keni suportin tonë dhe çfarë kërkoni nga ne u thamë qeverisë. Z, Berisha, normal sipër të gjithë na vuri në dispozicion legjislacionin në fuqi të shtetit shqiptar, dhe ne përmbushëm të gjitha kërkesat që kërkonte qeveria Berisha dhe ishin gati për investimin. Në vitin 2013, 3 muaj para zgjedhjeve këta bëjnë edhe një prezantim në Kalanë e Bashtovës dhe ishin gati për investim.

Krasta: Michael Wilson, çfarë shkoi keq?

Mjaft e thjeshtë. Ishte qartë se kjo ishte një sipërfaqe e madhe, shumë investim i madh dhe shumë njerëz donin ti fusnin duart atje. Unë u takova me personin ndërmjetës në qeveri që do të merrej me investimin e huaj. Me z Artan Gaçi. Diskutuam gjithçka me të. Dhe prisnin që pas kësaj të vazhdonim diskutimet. Por nuk u vazhduan. Dhe më pas mësuam që gjysma e kësaj sipërfaqe toke iu dha dikujt tjetër bashkë me një sipërfaqe shumë të bukur toke, që ishte Park Kombëtar, që nuk duhej ndërtuar. E morën lejen time dhe ia shtuan këtij kantierit tjetër. Më është marrë edhe prona intelektuale. Zhvillimi total i këtij projekti ishte 2.9 miliard euro. Dhe unë isha në diskutim edhe me Bankën Botërore.

Krasta: Pas bisedës me z. Gaçi dikujt tjetër i kishin dhënë tokën. Ju kuptuat që këtë zonën ia kishin dhënë dikujt tjetër, me projektin tuaj. Kuptuan që qeveria nuk ishte e çiltër. Si reaguat ju?

Michael Wilson: Unë i shkruajta qeverisë, por nuk mora asnjë përgjigje, Më shpërfillën. Dhe tani unë jam në arbitrazh dhe kërkoj 170 milion euro.

Krasta: Aldi me këtë firmë ka ndodhur një lloj bllokimi. Kur pritet data e gjyqit?

Aldi Celi: Atëherë, në 10 vitet fundit kur shikoj, unë personalisht, përveç gazetarëve, kam takuar edhe nivelet e ndryshme të qevërisë. E shikoj shumë me habi gjithmonë që ka një si tip fjale që qarkullon që nuk ka investitorë nga perëndimi dhe që nuk ekzistojnë. Kam takuar të gjithë nivelet e qeverisë shqiptare në 8 vite.

Me kryeministrin jam takuar 3 herë, edhe këtu në Londër, kur ishte i ftuar nga ‘Financial Times’, ku nga të gjithë vendet e rajonit, vetëm Shqipëria mbeti pa marrë fonde. Është hera e parë në historinë e Anglisë që qeveria angleze lobon për një kompani private. Si puna jonë ka me mijëra kompani. Qeveria angleze punon me këtë lloj mënyrë pune, që thotë shkoni, punoni, investoni dhe kur të ngeleni me qeveritë e shteteve respektive, atëherë ejani te ne.

Në rastin konkret ka qenë vetë qeveria e Boris Johnson që me të dërguarit e vet që ka kërkuar një takim për një projekt të dytë, që është Aeroporti i Vlorës dhe kryeministri i vendit tim nuk iu përgjigj, sepse kishte një demonstratë poshtë ballkonit të zyrës së tij për atë djalin fatkeq që u vra nga policia. Dhe ai takim nuk u krye midis të dërguarit të kryeministrit britanik Boris Johnson, me lobimin e kompaninë tonë. Kjo është një barrierë ndaj perëndimit. Shikoj nëpër Tv që ministrat shkojnë në Dubai apo në Turqi. këtu në Angli janë të ftuar dhe nuk kanë ardhur. asnjëherë. Investimi që është bërë është 280 milion eiro dhe është pjesë e arbitrazhit dhe unë nuk i ndaloj dot. Është shumë duke parë mënyrën e veprimit të qeverisë. Unë e kuptoj administratën publike që shikojnë orën për të ikur në shtëpi, jo si ne që ikim në 9 të darkës, por ata kanë bërë gabime aq shumë trashanike, sa kam 8 vite që përpiqem ta ndaloj, por janë kaq të qarta këto gafa, sa është skandaloze.

Krasta: Pse tani?

Michael Wilson: Është e thjeshtë, Ne kemi investuar shumë para. Ne kemi pritur që qeveria të rinovonte. Ata përkundrazi shkatërruan shumë godina në bregdetin e Vlorës. Dhe na doli se dikush tjetër e kishte marrë atë parcelë tokë. Ne kemi kohë që presim. Ne kishim krijuar planin. Nuk mund të zhvillojnë diçka duke përdorur lejen tonë. Unë kam bërë thirrje që të huajtë të investojnë. Shqipëria ishte e hapur ndaj biznesit, Por nuk e dinim që ky vend të fton të investosh dhe më pas të shpërfill.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular