BallinaKryesorePROFIL/Një profesionist si kandidat për deputet, drejtuesi politik në Tiranë dhe i...

PROFIL/Një profesionist si kandidat për deputet, drejtuesi politik në Tiranë dhe i fushatës së PD

Nga Mina HYSA

25 prilli po afron, ditët kalojnë dhe shqiptarëve do t’u duhet të zgjedhin mes alternativave politike, do t’u duhet të vendosin për fatet e tyre në katër vitet e ardhshme. Dy janë alternativat: të vazhdohet me tepsinë dhe timonin, një slogan ky ende i vitit 2017 i Rilindjes pa produkt, apo të votojnë Ndryshimin që do të sjellë Partia Demokratike, Lulzim Basha si kryeministër dhe ekipi i tij.
Qytetarëve shqiptarë do t’u duhet të zgjedhin edhe duke pasur parasysh lojtarët e ekipeve që trajnerët kanë në lojë. Ekipet, sa u përket kandidatëve për deputet, por edhe ekspertëve të forcave politike, janë të pakrahasueshme. Lulzim Basha vjen para shqiptarëve me një program të shkëlqyer përgatitur nga ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj. Pjesa më e madhe e ekspertëve vendas me kontribute të çmuara në fushat e tyre për vendin, janë pjesë e ekipit të PD në zgjedhjet e 25 prillit. Ishin pjesë e hartimit dhe do të jenë garanci e zbatimit të programit ekonomik të PD, të një Shqipërie të zhvilluar edhe pas zgjedhjeve me fitoren e PD dhe “Aleancës për Ndryshim”. Njëri prej tyre spikat veçmas dhe në këtë sfidë politike ka një peshë jo të vogël, ai është Alfred Rushaj. Është kandidat dhe drejtues politik në Tiranë, por edhe drejtues i fushatës së PD në gjithë Shqipërinë. Në profesionin e tij ka spikatur dukshëm, e reflektuar kjo nga suksesi që ka në të përditshmen e tij e për këtë është një nga personat që tregu ka pasur luksin ta ketë. Nuk e njeh dështimin, ndaj dhe në këtë sfidë ai do të jetë veçse një fitues. Gëzon respektin e të gjithë atyre që e njohin. Emri i tij në politikën aktive është veçse nder që i bën vetë politikës, pasi me qytetarinë që e karakterizon, profesionalizimin dhe integritetin do të jetë një vlerë e shtuar në qeverisjen e Partisë Demokratike nesër, për të dhënë më të mirën për këtë vend, për mbajtjen e premtimeve të dhëna nga Lulzim Basha për një Shqipëri të zhvilluar dhe avancimin e rrugës drejt anëtarësimin në BE. Kush më mirë se profesionistë të tillë mund ta mbështesin Lulzim Bashën!


Kush është Alfred Rrushaj?
Alfred Rushaj, baba i dy fëmijëve, është anëtar i Kryesisë̈ dhe drejtor i fushatës së Partisë̈ Demokratike. Ka lindur më 19 maj të vitit 1974 dhe është̈ diplomuar për drejtësi pranë̈ Universitetit të Tiranës. Lidhjen me Partinë Demokratike e ka të hershme dhe është kontribuues në politikat e saj ekonomike në qeverisje duke dhënë ekspertizën e tij në mjaft fusha të ekonomisë si një jurist profesionist. Pa zhurmë, pa mburrje, siç di ta bëjë veç Alfred Rrushaj, i është përgjigjur apelit të PD-së për të ndihmuar jo vetëm si ekspert, por edhe për të qenë në politikën aktive. E ka bërë edhe më parë, por kësaj here është fat që forca politike që rrëzoi komunizmin, e cila mban firmën dhe vulën në të gjitha proceset integruese dhe zhvilluese të vendit, të ketë në gjirin e saj një profesionist të tillë si garanci sot në opozitë dhe nesër në pushtet.
Zoti Rushaj ka shërbyer si zëvendësministër i Financave nga viti 2009 deri më 2013-ën. Është̈ kualifikuar dhe ka një̈ përvojë̈ të madhe pune në legjislacionin e fushës së energjisë̈ dhe atë̈ të financave. Emra si Alfred Rushaj e transformojë politikën. Partia Demokratike, lideri i saj Lulzim Basha vjen para shqiptarëve në këtë sfidë politike më të rëndësishmen e 30 viteve, jo vetëm duke transformuar veten, por me qëllimin për transformimin rrënjësor të mënyrës së qeverisjes në këtë vend duke pasur në fokus qytetarin. E në ballë të këtij transformimi Lulzim Basha, veç energjisë, vizionit dhe mentalitetit perëndimor, ka vënë në ballë të ndryshimit, të transformimit të çdo gjejë në këtë vend të rinj profesionistë, njerëz me integritet, të papërfolur më parë dhe duke i vënë ata në rreshtin e parë të politikës. Për t’u rikthyer sërish tek Alfred Rushaj, ai është një shembull të cilin shoqëria shqiptare ka nevojë ta ketë si model mes vetes e veçanërisht në politikë, në parlament.

 

Drejtues fushate, drejtues politik
dhe kandidat për deputet i PD
Lulzim Basha ka aftësi të zgjedhë ekip. Ndryshe nga rivali i tij politik, nëse mund ta konsiderojmë të tillë ende, që pranë vetes ka ofruar mjaft kontigjente të krimit, kreu i PD afron profesionist të fushave dhe moshave të ndryshme. Aftësia komunikuese dhe performanca profesionale janë dy kriteret që Basha ka në afrimin e bashkëpunëtorëve dhe krijimit të ekipit. Alfred Rushaj, një jurist mjaft i zoti, jo vetëm i plotëson këto të dy kritere, por për energjinë pozitive që përçon, ai do të vlerësohej nga Basha duke u caktuar si drejtues i fushatës së PD e më pas drejtues politik në Tiranë, kuptohet edhe si kandidat për deputet. Ata që punojnë me Alfred Rushajn të thonë që ai është mjaft energjik, nuk di çfarë është lodhja, është kreativ dhe organizativ. Edhe si kandidat për deputet në Njësitë Administrative nr. 8 dhe nr. 4 në kryeqytet, emri i z. Rushaj është pritur mjaft mirë, jo thjesht në strukturat e PD dhe rrethet e djathta, por tek të gjithë qytetarët. Kandidatura e tij është vlerësuar në rrethet qytetare dhe intelektuale si një zgjedhje e duhur e Bashës e cila, sipas tyre, meriton përkrahjen jo vetëm në dy njësitë e caktuara si kandidat, por në gjithë qarkun Tiranë. Në takimet e Alfred Rrushajt në Tiranë shihet entuziazëm dhe optimizëm qytetar, shihet shpresa e tyre për ndryshim, për ditë më të mira. E shohin si një nga ata profesionistë të duhur që do të jenë në mbështetje të kryeministrit Basha pas 25 prillit për një qeverisje perëndimore, të një qeverisjeje e cila do të bëjë çmos të zhvillojë Shqipërinë dhe të ndalë hemorragjinë e largimit të qindra mijëra shqiptarëve e veçanërisht trurit të këtij vendit. Shqiptarët besojnë se duke votuar PD dhe Alfred Rushajn do t’i japin mundësinë atij që në qeverisje t’ua kthejë atyre me punë të mira. Alfred Rushaj është themelues i kompanisë “Frost&Fire Consulting”, kompani konsulence mbi ligjet e taksave, prokurimet publike, burimet natyrore dhe gjithë eksperiencën e tij sigurisht do ta vërë në funksion të mirëqeverisjes së PD sikurse e ka bërë dhe në atë të viteve 2009-2013. Mbështetja për PD, Lulzim Bashën dhe Alfred Rrushajn sot, është mbështetje për veten, familjen, mirëqenien nesër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular