BallinaShendetEuropa kërkon më shumë bimë mjekësore nga Shqipëria, eksperti zbulon hallkat e...

Europa kërkon më shumë bimë mjekësore nga Shqipëria, eksperti zbulon hallkat e dobëta

Shqipëria, kohët e fundit është renditur ndër vendet e para në Europë për eksportin e bimëve mjekësore.

Pandemia dhe COVID-19 kanë bërë që eksporti nga vendi ynë të shumëfishohet duke ndikuar edhe në rritjen e të ardhurave nga ky sektor. Si asnjëherë më parë, eksporti ka vazhduar me ritme të larta edhe gjatë dimrit, kryesisht drejt Greqisë, Gjermanisë, Italisë etj.

Prej disa kohësh tashmë ‘Risi Albania’ e ka nisur me Bashkinë e Kolonjës dhe më pas edhe në zona të tjera të vendit, nxitjen e fermerëve që të rrisin investimet në kultivimin e bimëve mjekësore. Pushteti vendor i mbështet fermerët në dhënien me qira të tokave që janë në pronësi shtetërore, për t’i mbjellë me këto bimë, ndërsa ‘Risi Albania’ jep të gjithë asistencën tjetër, përfshi edhe gjetjen e tregut për këto bime. Në këtë mënyrë fermerët mund të sigurojnë të ardhura, punësim dhe eksporte në tregjet e huaja.

I ftuar në “Wake Up”, Gramos Osmani nga “Risi Albania” theksoi se kërkesa e tregut ndërkombëtar për këto bimë mjekësore, është më e madhe se ajo çka ne ofrojmë aktualisht.

Europa kërkon më shumë bimë mjekësore nga

“Kohët e fundit, sektori i bimëve medicinale ka ecur shumë mirë në lidhje me shifrat e eksportit, me tregjet, por mundësia është shumë më e madhe.

Aktualisht në tregjet ndërkombëtare ka më shumë kërkesë, për më shumë sasi, për më shumë cilësi. Gjithashtu është një mundësi për tregun vendas për të pasur produkte të përpunuara, jo thjesht bimë medicinale si lëndë e parë, por edhe të përpunuara.

Projekti synon që nëpërmjet mbështetjes së sektorit privat, nëpërmjet mbështetjes së modeleve inovatore, të sjellë ndryshim në sektor. Dhe konkretisht ne kemi ndihmuar eksportues që të krijojnë partneritete me fermerët me një model të ri, me kontratë.

Potenciali do jetë më i madh nëse produktet tona do jenë më cilësore, Një nga hallkat e dobëta është procesi pas vjeljes. Tharja e bimëve medicinale ka vend për përmirësim. Nëse eksportuesit do të kthejnë sytë edhe drejt fermerëve, jo vetëm drejt fabrikave të tyre, kjo hallkë do jetë edhe më e fortë, eksportuesit do të jenë më të suksesshëm.

Sektori i bimëve medicinale afekton 100 mijë persona që janë të angazhuar në sektorin e bimëve medicinale, 90% e eksporteve bazohen në bimët e vjela në gjendje të egër. Kultivimi ka filluar, por duhet të shtohet edhe më shumë”, u shpreh ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular