BallinaKryesoreIsh-kryeministri Berisha: Edvinin e mbrojnë vetëm hajdutët, Gonxhe është nga më të...

Ish-kryeministri Berisha: Edvinin e mbrojnë vetëm hajdutët, Gonxhe është nga më të paskrupulltit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dhënë konkluzionet e tij pasi ka ndjekur mbrëmjen e djeshme, debatet në emisionin Opinion, ku ndër të ftuarit ishte edhe bashkëpunëtori historik i Kryeministrit, Blendi Gonxhe.

“Edvinin e mbrojnë vetëm hajdutët!- shkroi Berisha në Fb duke dëgjuar Gonxhen, kreun e Transportit Rrugor, tek përplasej me analistët në studio. – Gonxhe është njëri nga hajdutët më të paskrupullt! Ai është Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe me kompaninë e tij private ka fituar 136 transaksione nga thesari i shtetit. Por ai është dhe pronari aktiv i kompanisë së tij private Albarent, e cila ofron çdo shërbim trasporti rrugor në mbarë vendin dhe jashtë tij.

Ai si lubi fiton çdo tender dhe nga viti 2014 në vitin 2019, kompania e Gonxhes së Korrupsionit ka të disbursuara nga Thesari i Shtetit, 136 transaksione nga kumbarët dhe ndrikullat e narko-institucioneve.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital dhe shikoni linqet e 136 transaksioneve të bëra nga Thesari i Shtetit për kompaninë Albarent të Gonxhe vjedhësit,” nënvizon Berisha dhe rendit mesazhet me faktet:

“Gonxhe diga”, edhe akullore, edhe çokollate!

“Blendi Gonxhja eshte Drejtor i Pergjithshme i Sherbimeve dhe Transportit Rrugore per Shqiperine njeherazi pronar aktiv i kompanise “Albarent”! Kjo kompani ofron cdo sherbim te transportit rrugore dhe jo vetem ne gjithe Shqiperi! Pra drejtori transporteve ne shtet ka edhe nje kompani transporti ne private! Ky eshte konflikt i paster interesi, morali e ndoshta edhe ligjor! Ne fakt nuk duhet çuditur se shume “Rilindas” ne pozita shteterore kane edhe kompani private aktive ne disa raste me te njejtin objekt duke perfituar miliona nga taksat e qytetareve! Fenomen perserites!

“T’i kthehemi “Gonxhe diges” dhe kompanise se tij “Albarent” e cila cdo dite merr para nga taskat e qytetareve per “sherbimet” e ofruara per institucionet ne vend! Thene ndryshe qe pas emerimit ne poste drejtuese te “Gonxhe diges” kompanise i jane shtuar pagesat nga institucionet e ndryshme, thuajse te gjithe ministrite ne vecanti Mbrojtja, Jashtme, Mjedisi-Turizmi, Kultura, Arsimi, Kuvendi e shume agjenci shteterore! Nga keto agjencite, kampion ishte Agjencia e Kombetare e Planifikimit te Territorit!

Sipas te dhenave nga “Spending Data Albania”,  komapania Albarent e “Gonxhe diges” ka perfituar mbi 22.3 milione leke te reja! Me tender apo pa tender, si u zgjodh vetem kjo kompani sherbimi etj etj, kete duhet ta thone institucionet qe i kane paguar faturat kesaj kompanie! Keto para i ka perfituar kompania e drejtorit ”Gonxhe diga” qe pretendon se shume gazetare jane “specialista ujesjellsi” e ushqehen nga e njejta kusi apo kazan qeveritar:

Gjate 2014 institucionet i kane paguar 25 transaksione kompanise “Albarent” me vlere 2.995.268.00 leke te reja!

Janar 2015 deri Dhjetor 2018 institucionet i kane paguar 93 transaksione kompanise “Albarent” me vlere 13.867.655.00 leke te reja!

Janar 2019 deri Mars 2020 institucionet i kane paguar 18 transaksione kompanise “Albarent” me vlere 3.102.221.00 leke te reja! Amanet, kujdes kur e si e ha okllain”

P.S. Fotot dhe linqet ku ndodhen keto fakte!

http://spending.data.al/sq/treasury/index/perf_id/588

http://spending.data.al/…/list/year/2014/perf_id/ALBARENT

http://spending.data.al/…/list/year/2015/perf_id/ALBARENT

http://spending.data.al/…/list/year/2019/perf_id/ALBARENT

http://opencorporates.al/sq/nipt/k92108006a

Thesari 2012-2013 – Open Spending Albania

metaDesc spending.data.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular