BallinaPolitikeKandidatja më e re në zgjedhje, Andia Ulliri: Rinia dhe rindërtimi, angazhimet...

Kandidatja më e re në zgjedhje, Andia Ulliri: Rinia dhe rindërtimi, angazhimet e mia

E ftuar në Syri.Tv në Emisionin e Mëngjesit, ‘Kafe Shqeto’ ishte kandidatja e Partisë Demokratike, Andia Ulliri e cila do të jetë më shumë gjasa edhe deputetja më e re e Parlamentit në Shqipëri gjatë legjislaturës së ardhshme.

Ulliri është kandidate në qarkun e Durrësit në zonën e Fushë-Krujës, gjatë diskutimit në emisionin e mëngjesit ajo preku disa nga problematikat që shqetësojnë zonë.

Tërmeti, emigrimi masiv, roli i femrës dhe rinia ishin disa nga temat që kandidatja u zotua t’i kishte përparësi për tu adresuar në parlament.

“Fushata është intensive dhe kandidatët janë mëse të përgatitur për të sjellë fitoren për Partinë Demokratike në qarkun e Durrësit. Kjo fitore do të sjellë risi dhe ndryshime, populli është i pakënaqur dhe zhgënjimi i tyre është në nivele të larta nga qeveria.

Kandidimi im në zgjedhjet parlamentare është një privilegj për mua. Rinia është shtresa që kërkon më fort ndryshimin, kjo është parë edhe në protestën që studentet. Të rinjt duhet të angazhohen me politikën sepse betim nëpërmjet saj do të munden të punojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Një problem tjetër është emigrimi masiv që ka prekur këtë shtresë të popullsisë Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet .

Angazhimi im është që të jem zëri i rinisë në parlament, kjo fillon me programin që ka në fokus ata, t’u japim përgjegjësin për disa nga vendimmarrjet sepse kjo është rruga e duhur drejt zhvillimit dhe ndryshimit.

Tërmeti ka goditur rëndë zonën që unë do të përfaqësoj në parlament. Në ditët e fushatës por edhe më para jam njohur me problemet që njerëzit kanë nga pasojat e tërmetit.

Ata kanë 15 muaj që po jetojnë akoma në çadra, shtëpitë nuk janë ndërtuar aty ku ishin dhe si ishin por i detyrojnë të shkojnë dhe zhvendosën në komplekset që qeveria ka ndërtuar, kjo është shkelje e lirive dhe të drejtave bazë të njeriut.”

Kandidatja u zotua që puna e parë që ajo do ti japë zgjidhje është ndërtimi i shtëpive për banorët e dëmtuar nga tërmeti aty ku ishin dhe si ishin pasi banorët janë detyruar të lënë tokat e tyre për t’u zhvendosur në komplekse të ndërtuar nga qeveria.

Unë si kandidate dhe deputete e ardhshme në parlament do të angazhohem për sa i përket ndërtimit të shtëpive nga tërmeti që të bëhen aty ku ishin dhe si ishin por kjo është edhe një zotim nga Partia Demokratike nesër në qeverisje.

Disa politikane që unë i admiroj janë Jorida Tabaku, Oriela Nebiaj sepse shoh besimin që ata kanë të rinia për të marrë fatet e vendit në duar dhe ta ndryshojnë këtë vend, por më shumë nga politikanet dua të veçoj Grida Dumën. Ajo përfaqëson si duhet zërin dhe të drejtat e femrave, por edhe jo më pak rinisë edhe politikës në qasjen e saj që ajo ka zgjedhur të bëjë.

Cilësia ime më e mirë është që nuk do të dorëzohem kurrë, ëndrrat që kam do të mundohem t’i vë në jetë.

Për mua nuk ka diferencime politike, sepse të gjithë do të përfaqësohen denjësisht nga unë në parlament nesër, por dua të veçoj që synimi më i madh për mua do të jetë rinia, sepse ajo e ka potencialin për ta bërë këtë ndryshim”, u shpreh Ulliri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular