BallinaKryesore“Rama vjen në Shëngjin vetëm për të ngrënë peshk”/ Agron Gjekmarkaj: Bregdeti,...

“Rama vjen në Shëngjin vetëm për të ngrënë peshk”/ Agron Gjekmarkaj: Bregdeti, i rrezikuar nga erozioni! Kryeministri ka monopolizuar…

Kandidati për deputeti i PD në Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka denoncuar se bregdeti i Shëngjinit është i rrezikuar nga erozioni.

Në një postim në Facebook, Gjekmarkaj fajëson qeverinë, që sipas tij e ka lënë në mëshirë të fatit.  “Deti gati po bashkohet me kënetën  sepse mungojnë barrierat mbrojtëse, pankinat dhe çdo gjë tjetër që ndalon gërryerjen. Nëse vazhdohet kështu plazhi i Shëngjinit do ketë fatin e atij të Patokut”, shkruan kandidati për deputet.

Gjekmarkaj më tej thekson se kryeministri Edi Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim për peshkatarët, pasi kjo industri është monopolizuar.

Postimi i plotë i Agron Gjekmarkajt

Bregdeti i Shengjinit i rrezikuar nga  erozioni !

Qeveria rraciste e Edi Rames e ka lënë në meshiren e fatit Shengjinin !

Deti gati po bashkohet me keneten  sepse mungojnë barrierat mbrojtese, pankinat dhe çdo gjë tjeter që ndalon gerryerjen.

Nese vazhdohet keshtu plazhi i Shengjinit do ketë fatin e atij të Patokut.

Edi Rama vjen në Shengjin për të ngrënë peshk me shpuren e tij dhe për të nxjerrë glaca propagande por asnjë investim, asnjë perspektive per plazhin, turizmin e zhvillimim e tij, për portin dhe peshkimin! Asgjë, asgjë vetem rrëna! Peshkatareve u ka premtuar shumë dhe po kaq i ka zhgenjyer ! Industrinë e peshkut e ka monopolizuar Gjergj Luca miku i tij i dashur gazep! Për peshkataret dhe familjet e tyre asgjë, as status as mbeshtetje vetem mjerim! U pat premtuar kantier per  remont anijesh , heqje TVSH per naften të cilen e paguajne në blerje e po kaq në shitje të peshkut ! Sa për grantet e Ministrisë pyetje retorike !

Dihet kush i merr. Sa here ne 3 D pat premtuar degezimin e rruges për të hyrë në Shengjin i cili në verë shnderrohet në Kabul dhe stres, po ashtu me të madhe rrugen Shengjin -Velipojë ! Të gjitha genjeshtra si lubrifikant i komunikimit të Rilindjes !

 Bizneset , hotelet dhe lokalet e qytetit nuk lihen në paqe nga  qehajallaret e Qeverisë me gjoba, me darovitje , me kercenime e gjithçka u vjen per dore ! Probleme ka edhe me furnizimin me uje te pijshem teksa Edi Rama trumbeton ne keto 8 vjet te kunderten,turizmi kerkon investim dhe jo propagande.

Shengjini kerkon ndryshim, kerkon shprese, kerkon nderhyrje urgjente ne infrastrukture dhe plane zhvillimi per turizmin dhe peshkimim ! Shengjini po pret planin ekonomik të PD dhe qeverisjen e re pë të dalë nga kriza e pergjithshme ku e ka zhytur Edi Rama dhe flota e tij !

FOTOT E PUBLIKUARA NGA AGRON GJEKMARKAJ

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular