BallinaKronikeVrau bashkëfshatarin bashkë me vëllanë pas sherrit, vetëdorëzohet disa orë pas krimit...

Vrau bashkëfshatarin bashkë me vëllanë pas sherrit, vetëdorëzohet disa orë pas krimit një nga autorët

Vetëdorëzohet bashkëautori i vrasjes që tronditi Dibrën ditën e djeshme, ku mbeti i vrarë shtetasi Xhetan Konesha, 50 vjeç.

Policia bën me dije se në pranga ra Altin Mera, i cili në pamundësi për të qëndruar i fshehur dhe për t’u larguar nga fshati, iu është vetëdorëzuar forcave të Policisë.

“Si rezultat i kontrollit të pandërprerë dhe krehjes së zonës nga strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat” dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, për kapjen e bashkautorit të vrasjes së 50-vjeçarit, në orët e para të mëngjesit të sotëm, shtetasi Altin Mera, në pamundësi për të qëndruar i fshehur dhe për t’u larguar, iu është vetëdorëzuar forcave të Policisë.

Ky shtetas qëndronte prej ditës së djeshme i fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Lishan dhe në pamundësi për t’u larguar, ka dalë nga banesa dhe është vetëdorëzuar para shërbimeve policore që po kryenin kontroll në atë zonë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nga hetimet paraprake të kryera nga strukturat hetimore të DVP Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, dyshohet se dy vëllezërit, shtetasit Muhamet Mera, i arrestuar nga Policia menjëherë pas ngjarjes dhe shtetasi Altin Mera, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes Koneshe”, Njësia Administrative Luzni, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë qëlluar me armë zjarri automatik shtetasin Xhetan Konesha, 50 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën në spital.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NGJARJA

Xhetan Konesha ishte kthyer disa ditë më parë nga Greqia. Familjarët i kishin thënë se tubacionin e ujit e kishin dëmtuar vëllezërit Mera.

Kjo e kishte shqetësuar Xhetanin. Ai kishte dërguar të afërm në familjen Mera dhe u kërkonte ta rikthenin tubin e ujit në gjendjen e mëparshme, ndryshe do të kishin probleme.

Dje në mëngjes, në momentin kur Xhetan Konesha po lëvizte nga banesa e tij drejt qendrës së fshatit, në një ngushticë është përballur me vëllezërit Altin e Muhamet Konesha.

Fillimisht kanë debatuar mes tyre, madje janë përleshur fizikisht. Fjalët dhe konflikti kanë agravuar. Njëri nga vëllezërit ka qëlluar disa herë me automatik mbi Xhetanin.

Pas krimit, dy vëllezërit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë banorët e Luznisë pasi kanë dëgjuar krismat kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

50-vjeçarin e kanë gjetur në gjendje kritike. Kanë siguruar një mjet transporti dhe e kanë dërguar me shpejtësi në Spitalin Rajonal të Peshkopisë. Për shkak të plagëve dhe humbjes së gjakut, pak orë pas mbërritjes në spitali, Xhetan Konesha ka ndërruar jetë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular