BallinaKryesore“As mos t’u shkojë ndërmend të afrohen në qendrat e votimit”/ Presidenti...

“As mos t’u shkojë ndërmend të afrohen në qendrat e votimit”/ Presidenti Meta thirrje të fortë nëpunësve shtetërorë: Do e ketë vendin në burg kush tenton të…

Presidenti Ilir Meta pasi ka shprehur shqetësimin se është vënë në dijeni të fakteve që mund të ketë manovra mafioze sipas tij për zgjedhjet e 25 prillit, u ka bërë një thirrje të fortë të gjithë nëpunësve shtetërore të kenë kujdes “mos të rëndojnë pozitat e tyre dhe të denoncojnë çdo tentativë për të manipuluar zgjedhjet”.

“U bëj thirrje tëgjithë nënpunësve e zyrtarëve shtetërorë të kenë kujdes, mos rëndojnë përgjegjësinë e tyre e as mos t’u shkojë në mendje të paraqiten në qendrat e votimit me dokumente identifikimi të rreme apo të vjedhura apo duke përdorur dokumente të zgjedhësve të tjerë”.

Sipas kreut të shtetit, “kushdo që do guxojë do mbajë përgjegjësi”.

Meta tha se sot “i kam kërkuar prokurorisë, KQZ të nisn hetimet e verifikimet përkatëse duke marrë masa për këtë veprimtari të paligjshme kriminale e për të ruajtur të pacënuar në kohë integritetin e zgjedhjeve.

Çdo funksionar të tregohet i ndershëm e vigjilent, një vend pune nuk vlen kurrë sa e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja evropiane e shqiptarëve.

Kush tenton të tjetërsojë votën do e ketë vendin në burg ndaj të mos ndihen të intimiduar nga asgjë e askush, presidenti është në detyrë e po monitoron si institucionet shtetërore po reagojnë e do reagojnë. Justifikimet nuk pranohen alibitë kurrsesi”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular