BallinaKronike"Banda e vilave" do grabiste banesën e zyrtarit të lartë, detajet

“Banda e vilave” do grabiste banesën e zyrtarit të lartë, detajet

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me bandën e grabitësve të vilave luksoze në Sauk, e cila u godit dy ditë më parë nga policia.

Ky grup personash me precedentë të mëparshëm penal ishte nën vëzhgim nga policia prej 2 muajsh dhe informacioni ishte se do të grabisnin një pikë Exchange.

Po ashtu dyshimet janë se ky grup po përgatiste edhe vjedhjen e banesës së një zyrtari të lartë ku mendonin se do të gjenin shuma të mëdha parash.

Ndalimi 5 anëtarëve të bandës së grabitësve të vilave në Tiranë është bërë në kuadër të operacionit të koduar “START & STOP”.

Të arrestuarit e këtij operacioni Dorjan Lamani (Qirjazi), Klodian Çypi, Halil Topalli, Redian Begaj dhe Dajvid Dosti pritet të dalin sot para gjykatës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular