BallinaKryesore“Bie propaganda/ Të rinjtë e PS shkelin rregullat anti-COVID! Porosia e kryetares...

“Bie propaganda/ Të rinjtë e PS shkelin rregullat anti-COVID! Porosia e kryetares së FRESSH: Nga ky aktivitet të mos dalë asnjë foto dhe video

Një festë e çmendur ka qënë ajo e të rinjve të Librazhdit menjëherë sapo kryeministri Edi Rama u largua nga qyteti. Një video është publikuar në rrjetet sociale ku kryetarja e FRESSH-it në Librazhd, Brixhilda Biçaku ka mbledhur të gjithë të rinjtë përkrahës të Partisë Socialsite në një ambient të mbyllur për të festuar.

Megjithëse kryeministri ka bërë një propagandë të vazhdueshme për të respektuar masat anti-Covid dhe se e keqja sipas tij po vjen nga partitë e tjera, duket se Rama e ka brenda në partinë e tij ‘ të keqen’.

Në video dëgjohet teksa kryetarja e FRESSH-it në Librazhd i kërkon të rinjve që të mos filmojnë dhe nëse dikush dehet, shoku t’i marrë telefonin nga dora. Ndërkohë Biçaku nuk ndalet me kaq, por i premton të rinjve dhe një ‘mega party’ tjetër kur kryeministri të vij sërish.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular